Bledi Lumani: Mike Pompeo është i shitur, gazeta austriake e paguar, vetëm këta janë të ndershëm!

Bledi Lumani: Mike Pompeo është i shitur, gazeta austriake e paguar, vetëm këta janë të ndershëm!

Ilir Meta dhe Sali Berisha

E hëna nisi me dy zhvillime dramatike, për atë që vetëquhet opozitë.

Ndërsa në Tiranë kishte mbëritur ish-sekretari amerikan Mike Pompeo, i cili e injoroi plotësisht Sali Berishën, që gjithë shpresën për t’iu hequr damka “non grata” e ka pikërisht tek republikanët e pakapur nga Sorosi, duke njohur si opozitë Alibeajn e grupin e tij, gazeta më e madhe austriake botoi një shkrim tronditës për Ilir Metën, i cili përveçse është përfshirë në një aferë 700 mijë dollarëshe, ka kërcënuar me jetë, sipas gazetës austriake, personin që zbuloi skandalin.

Të shokuar, fillimisht u përpoqën ta kalonin në heshtje këtë gjëmë, sidomos skandalin e Ilir Metës, që do të shkundte nga themelet çdo vend dhe do të bënte jehonë e do të ishte temë e ditës për mediat, por që në Shqipëri normalisht nuk bëri asnjë efekt, e para, se tashmë jemi mësuar me këto skandale dhe kemi fituar imunitet, dhe e dyta, se shumica e mediave janë në borderonë e Metës dhe Berishës, ndaj dhe kishin zgjedhur të merreshin me shalët e kolme të Ronelës.

Në darkë pastaj sikur iu iku turpi- me sa duket këtyre turpi iu zgjat vetëm 12 orë, jo tri ditë- dhe nisën të na mbushin mëndjen se gazeta më e madhe austriake, në fakt është e paguar nga pronarët e inceneratorëve për të shpifur për Ilir Metën që ka harxhuar 700 mijë dollarë për një foto dhe për Monika Kryemadhin që ka shpenzuar mijëra euro për operacione estetike, gjë që s’ka arsye, pasi sipas Monikës, ajo është e bukur siç e ka bërë nëna, a thua gazeta austriake është 55-a e Fahriut dhe sajon lloj lloj historish të paqëna, mjafton t’i lësh çantën me para tek dera.

Ashtu siç në fakt akuzuan ish-sekretarin amerikan, se mori 150 mijë dollarë nga Taulant Balla, për të ardhur në Tiranë e për të takuar armiqtë e Doktorit.

“Aktivistja e Partisë Republikane, Evi Kokalari u shpreh në ‘Çim Peka Live’ se ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, erdhi në Shqipëri i ftuar për të mbajtur një fjalim dhe është paguar për aktivitetin e organizuar nga Taulant Balla.

Sipas Kokalarit, Pompeo është paguar mbi 150 mijë dollarë”, shkruan portali i Doktorit, duke na zbuluar se tanimë Edi Rama me Taulant Ballën paskan kapur nëpërmjet Sorosit, jo vetëm Joe Biden e Blinken, por dhe vetë krahun e djathtë të Donald Trump.

Me pak fjalë, të gjithë janë të shitur e të blerë, me përjashtim të Doktorit dhe familjes Meta, të cilët reflektojnë veç ndershmëri e mirësi!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 17/05/2022 13:12

    SA BUKUR JA KE GJETUR TITULLIN "Mike Pompeo është i shitur, gazeta austriake e paguar, vetëm këta janë të ndershëm! ASNJE FJALE ME SHUME !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë