Blegtoria në vështirësi, fermat e vogla drejt zhdukjes! Baxhot e bulmetit rrisin çmimet, prodhuesi: S’ka qumësht në treg, 1 litër dyfish më shtrenjtë (VIDEO)

Dhimo Guçaj prej 30 vitesh ka përpunuar qumësht në baxho në zonën e Vlorës. Dikur në ditë mblidhte tek fermerët e fshatrave deri në 8 ton qumësht në zonat e lumit të Vlorës, Fier e Lushnje. Sot është drejt falimentimit. Nga 5 baxho, vetëm një i ka mbetur e në të prodhon bulmet njëherë në dy javë. Thotë se shkak është bërë mungesa e fermave me kafshë, që tashme me mungesën e prodhimit çmimi i qumështit thuajse është dyfishuar.

“Nga 40 punëtor që kam pasur, kam vetëm një punëtor. Nuk ka lëndë të parë. Jemi në një gjendje që njëherë në 10 ditë prodhojmë pak gjizë e pak gjalpë. Sot mund të merren 5 kuintal qumësht. Shteti do na subvencionojë apo do na lëre në baltë?”, shprehet Guçaj.

Kjo situatë i ka dhënë efektet e menjëhershme tek çmimi i produkteve të bulmetit. Një kilogram djathë dhie, në marketet e Tiranës i kalon 1300 lekë.

“E pa arsyeshme më duket mua por ka pësuar shumë rritje. Me para një viti janë rritur të gjitha nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë rritje. Ai që merrte një kile, merr gjysmë kile”, thotë Sadete Mehidri, shitëse në market.

Sipas tregtarëve, rritja e çmimeve ka zbehur atmosferën e festave të dhjetorit. Edhe pastiçeritë kanë ndjerë rënien e blerjeve.

“Ka ndikuar rritja e çmimeve. Edhe ne e marrim me rritje çmimi produktin... Do e rrisim dhe ne patjetër”, tha Vjollca Shkëmbi, shitëse në pastiçeri.

Me mungesën e qumështit, përballen dhe baxhot e Gjirokastrës. Për të mbledhur mjaftueshëm lëndë të parë, prodhuesit e bulmetit thonë se duhet të ecin me kilometra të tërë, e kjo rrit kostot.

“Grumbullojmë në stane të vogla, jo në ferma të mëdha. Shteti të njeh vetëm 6% të çmimit të naftës. Gazi është i rritur. Nafta. 10% i kemi rritur ne. Vetëm çmimi i gjalpit është rritur më tepër”, shprehet Izet Bejko, përpunues qumështi.

“Do të rritet edhe djathi dhe qumështi. Problem është se ne nuk kemi ferma të përqendruara. Kjo sasi që ne grumbullojmë na rrit koston e prodhimit”, Fredi Mahmutaj, përpunues qumështi.

Kreu i shoqatës së përpunimit të qumështit, Aldo Hoxha thotë se kostot e larta kanë detyruar fermerët të ulin numrin e krerëve.

“Shifrat raportojnë nga 10 deri në 15%, por nga shifrat në terren flitet për një rënie nga 20 deri 25%. Sasia e qumështit të grumbulluar për 2021 është 115 mijë ton. Në 2020 ka qenë 119 mijë ton”, shprehet Hoxha.

Mungesa e lëndës së parë, por edhe çmimit i lartë, e ka drejtuar sektorin e përpunimit drejt importit për të plotësuar nevojat e tregut vendas.

TABELA

1 KG QUMËSHT LOPE TE FERMERI
BLIHEJ
45 LEKË
SOT 70 LEKË

1 KG QUMËSHT DELE TE FERMERI
ISHTE
100 LEKË
SHITET 140 LEKË

1 KG QUMËSHT NË MARKET
ISHTE
100 LEKË
SHITET 150 LEKË

1 KG DJATH DHIE NË MARKET
ISHTE
750 LEKË
SHITET 1300 LEKË

1 KG DJATH LOPE NË MARKET
ISHTE
450 LEKË
SHITET 750 LEKË

1 KG GJALPË LOPE NË MARKET
ISHTE
500 LEKË
SHITET 1000 LEKË

1 KG GJALPË DELE NË MARKET
ISHTE
1000 LEKË
SHITET 1400 LEKË

1 KG GJIZË NË MARKET
ISHTE
150 LEKË
ËSHTË 300 LEKË

Punuan për të përgatitur këtë material gazetarët e Report Tv, Ledina Jakimi, Piro Nase dhe Armand Xhelili

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/12/2022 02:20

    Cmimet jane rritur kudo.Tek ne nje pako me gjalpe,me e lira shitej 1.99 $,sot 3 $ e lart,kurse nje galon qumesht shitet sa nje galon nafte shkon te 4 $,bile ka raste qe naften mund t'a gjesh edhe me nga nje dollar me te ulet se qumeshtin.Dhe ketu ka ferma e superferma,por kriza boterore e lufta ka shtrenjtuar cdo gje dhe ka pakesuar te tjerat.

    Përgjigju
  • mond: 08/12/2022 23:00

    Që të ketë qumësht dhe gjizë meruni me blegtori,sepse sipas artikullit eshte rritur çmimi i qumshit dhe njëkohësisht kërkesa për të,pavaresisht rritjes së kostove me këto çmime ka leverdi blegtoria. Por ju eshte bërë mendja gomone ... Udha e mbarë....

    Përgjigju
  • Toni: 08/12/2022 19:58

    Lideri suprem po e con Shqiperine nga fitorja, ne fitorje. Edhe gjize nuk blejne dot me shqiptaret tani. Hipini gomoneve per ne Angli sepse lideri suprem po na zevendeson me bangladeshas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump