Një prej ish-protagonistëve të ngjarjes së dhjetorit 1990 rrëfen të vërtetat e ngjarjes parë në sytë e tij. Në një intervistë ekskluzive për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" Gonxhe aktualisht drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës tregon marrëdhëniet me protagonistët kryesor të 90', si nisi mbledhja e tyre me qëllimin e rrëzimit të diktaturës dhe një sërë të vërtetash të lëvizjes studentore. Ai tregon se ka qenë kundër ardhjes së Sali Berishës, kur u krijua Partia Demokratike. Gonxhe thotë se u largua nga Partia Demokratike vetëm 20 ditë pas krijimit të saj për shkak se u mor nga njerëz me tipare staliniste.
Intervista
Jemi në muajin dhjetor 25 vjet nga shembja e regjimit komunist dhe krjimi i të parës parti pluraliste. Shumë protagonistë po rrëfejnë kujtimet e tyre. Ju jeni ndoshta i vetmi nga protagonistët që nuk jeni shprehur të paktën publikisht dhe do doja të dija këndvështrimin tuaj. Kur keni qenë ju në një moment kur u rebelua ndaj regjimit?
Ky është një përjetim që sidomos në kujtimet e studentëve, një prej të cilëve kam qenë në atë periudhë i lidhur me ambjentin shkollor ose universitar dhe kuptohet se celulat e vetme aktive në atë periudhë kanë qenë kryesisht kolektivat dhe ndër to kolektivat arsimore me studentë kaën qenë të paktat që kanë pasur dhe shfaqje të hapura të kundërshitmeve. Në Akademinë e Arteve , gjatë vitit 90 kemi pas disa takime të cilat sa vinin dhe ashpërsoheshin. Rreth mesit të vitit 90 këto pasoheshin dhe me arrestime ose thirrje në komisarite të personave që merrnin pjesë.
Cfarë ndodhte në Akademinë e Arteve atëherë?
Ka patur një sërë kërkesash nga studenttë për lirinë e të shprehurit, leximit, bibliotekave të hapura. Secili zhvillonte në botën e vet shkollore kërkesën më ët lartë për liri. Në familje dihej si ishin gjërat. Unë vij nga një familje e një ushtaraku i cili ka besuar deri në vitin 84-85 se kjo ishte e vetmja rrugë, ndoshta edhe më herët. Rreth vitit 85 ne e kuptuam në familje që ne duhej të ruanim kokën së pari. Secili duhej të ruhej për fatet e veta. Ajo që mbizotëronte ishte një mosnjohje. Ishte e frikshme të shpreheshe me njerës të panjohura.
Ju keni qenë studentë pikture në Akademinë e Arteve.
Ishte një nga të paktat vendet në Tiranë ku për ta ilustruar ende lejohej të pikturohej një nudo. Por nuk mund të ekspozohej në ekspozitë. Ishte një vend ku librat e ndaluar ishin më pak të ndaluar. Ai vend ishte vendi nga ku sistemi do kishte rrezikun më të madh. Duhet të ishim pararoja. Disa prej tyre mezi kishin arritur të shprehnin talentin e tyre të tjerë ose kishin qenë pjesë e ndonjë internimi ose bënin një jetë të dyfishtë. Artistët janë njerës që justifikohen. Debati ka qenë më i madh.
Cfarë debatohej?
Debate të ndryshme për lëvizjen, për ata që vinin që nuk ishin të lirë të komunikonin. Për bibliotekën. Bënim pyetje në dukje naïve, por aq edhe të qëllimta. Pyetje që kishin të bënin me lëvizjen e lirë. Nuk mund të themi se kemi folur haptasi për cështje si të përndjekurit.
Kur ka qenë momenti që në Akademinë e Arteve ndodhi një ngjarje që mund t'i themi rebelim?
Ka pas shumë data, rreth dhjetë. Pastaj një grup shkonte në Shkodër për meshën e parë. Një grup kthehej me cfarë kishte ndodhur. Takime që bënim për disa leksione bëheshin me drita të fikura, muzikë të ndaluar. Gjëra që mund të bëheshin në shkollë. Ne nuk kemi dhunuar asnjë objket, por nuk pranonim orët e mësimit të padëshiruara. Protestonim për pjesët e artit realist. Donim informacion të ri për rryma të reja. Cdo ditë ishte një betejë e re. Të gjitha këto kanë ndodhur në 89-90. Gjatë dy viteve kanë qenë debate të vazhdueshme. Por ishte vëmendja kryesore e regjimit sepse nëse situata shpërthente aty do ishte me pasoja.
Nuk shpërtheu tek Akademia por tek konviktet për një arsye sa jetike aq edhe banale. Për ikjen e dritave.
Vuajtja e të qenurit konviktor ishte dicka që ne e ndjenim cdo ditë. Ne thjesht na kishte rënë fati të ishim nga Tirana, por të jetoje në konvikt ishte shumë e vështirë. Një pjesë e konsiderueshme jetonin një jetë të vështirë.
Do doja të më rrëfenit 8 dhjetorin tuaj
Ne prej kohësh siç thashë në akademi kishin dy tre baza të sigurta. Një prej tyre ishte Ardian Klosi i cili, megjithëse njihej për një familje, prap i mbahem mendimit që lëvizja e 8 dhjetorit vinte nga njerëzit më të informuar. Në çdo vend në kushtet e Shqipërisë ndryshimi vjen nga njerëzit e informuar. Dhe ne shikonim nga këta njerës frymëzimin. Aty kemi biseduar me Ardianin për të gjetur një sebeb , përkujtimin e John Lenon në mënyrë që të mblidheshin sa më shumë njerës dhe këta të kishin një motiv si të thuash në thelb kundër regjimit, të flisnim dhe t'i ftonim ata për një natë ndryshe. Kemi përfunduar o në komisariate, o jemi thirrur të nesërmesn. Morën në mënyrë të fshehtë sallën.
Pretenduam se po bënim një mbremje dhe arritën të bindnim shkollën për këtë gjë. Pamë që sebepi funksiononte. Kishte lëvizje. Në çdo fakultet kishin filluar takime të komitetit qendror dhe njerëzit tanë në QS na erdhën dhe na thanë që ka diçka nuk shkon dhe duhet të vini. Dolëm dhe pastaj jemi takuar lart në QS, aty pamë dhe personazhe që ishin më të mëdhenj nga fakultetet e tjera, intelektualë. Menjëherë filloi të kuptohej që ky ishte momenti që ky ishte momenti kur vlimi kishte ardh në pikën që do derdhej. Këtu kanë ndikuar shumë faktorë. Unë nuk jam kthyer më në akademi që atë natë. Ne kishim si qëllim të krijonim një masë mbrojtese, derisa të kapërcehej frika.
Çfarë ndodhi natën e 8 dhjetorit në Qytet Studenti?
Pati një demonstrim me zë me ton nga godinat kryesore që ishin bllokuar. Ne ishim në pjesën e fundit të QS dhe ndiqnim ulërimat e atyre. Unë nuk kam qenë tek grupi i natës që është dhunuar nga stampistët të cilët kanë krye rnjë takim natën vonë me ministrin e Brendshëm.
Për ditë me rradhë ne Qytetin Studenti merrej fonia, dhe flisnin oratorë pa fund. Ju keni qenë ndër oratorët kryesore.
Po të mos luhej, po të mos krijonim një masë mbrojtëse, kjo jo se s'do ndodhte por mund të ndodhte më vonë.
Por si u institucionalizua?
Kjo nuk mund të ketë shpejgim sepse nuk ka patur organizim. Kjo shpjegon fatin e lëvizjes. Ne nuk arritëm që t’i jepnim lëvizjes vlerë të atij niveli që Shqipëria kishte nevojë. Dhe pse nga kjo lëvizje lindi gabim partia e parë. Mosorganizimi, bashkimi rastësor në një qytet ku kishte frikë të flisje dhe me vëllain tënd. Ne nuk dinim historitë e njerëzve. Nuk dija histori reale të një njeriu që ishte në burg, vetëm kisha dëgjuar.
Eshtë interesante nga pikëpamja e komunikimit. Si komunikohej si gjendeshin mijëra njerës?
Duke dalë e duke folur. Shpesh nuk kemi folur ne, por ka folur ajo forcë, ajo nevojë e disa viteve. Dëshira për lirri, për më shumë, për mirëqenie. Nuk ka patur asnjë lloj organizimi. Mezi u bënë firmat kur erdhi momenti për PD-në. Se pjesa intelektuale dhe e mësuesëve dhe pedagogëve. Nuk ishte e lehtë të mblidheshin firma të themeluesëve dhe të bëje legalizimin. Sepse duhej të dorëzoje 300 firma.Shqipëria kishte situate sepse dëgjohej. Tirana u kthye në një akuarium të mbylluar ku cdo gjë që bëhej bënte eko brenda vetes së vet. Mund të përfundoje nga mali me gropa në një qeli. Dikush që kishte vuajtur gjithë jetën e vet nuk do rrezikonte për ato muaj. Të gjithë e dinin që çlirimi do vinte.
Mbani mend ça thoshit para turmës?
Gjithçka që të bënim sa më qesharake statukuonë, sistemi i cili nuk ofronte asgjë dhe pretendonte se i dinte të gjitha. Ne mundohehsim të dobësonim sistemin.
Kur filloi që të kristalizohej ideja e një zgjidhjeje?
Ne kishim kohë që e kuptonim që sistemi kishte një mëdyshje. Me forcë apo të masim pulsin.
Indicje duhet të ketë pasur
Ne vërtet kapërcenim përtej në mendjen tonë dhe e mendonim Shqipërinë pa ata. Por ishte kënaqësi e jashtëzakonshme kur shikoje një moment dobësie. Kur shikoje një moment dialogu. Momente kur t'i shikoje te Ramis Alia para '90 një shpresë dhe pastaj zhgënjeheshe. Ishte një moment mer e jep por kuptohej se sistemi kishte lejuar të flitej për një alternativë. Nuk mund t'i japim merita ndoshta askujt, por kjo mund të ishte edhe kasaphanë. Për sa më takon, që kur kam filluar të kuptoj mbi përgjegjësitë, të njoh dikë, kam kuptuar përgjegjësinë që kemi ndaj të tretëve, jam munduar që të ishim të përgjegjshëm deri në fund. Çdo lloj mundësie që ta dobësoje para se ta godisje fatalisht palën tjetër ishte një mundësi që vendi mos të kishte viktima. Ne kemi këmbëngulur që të mos ketë luftë ndaj individit. Sepse ne nuk mendonim që kështu lindte një opozitë e denjë.
Pas 25 vjetësh, e keni analizuar, ju la një terren nga Ramis Alia?
Unë ja u thashë që vihej re që edhe ata vetë, kreu i tyre po maste pulsin çdo ditë në çdo repart.
Kishit ndjesitë që donte ta linte se shikonte fatin e Çausheskos së vrarë?
Mendoj që është e natyrshme që aim und të mendonte edhe këtë pjesë. Mund të ishte edhe një politikan largpamës se kaq që mendonte se duke bërë një ndryshim të tillë mund t’i bënte mirë vendit. Flitej se shumë veta që kanë qenë të preferuarit e tij të ishin në pozicionet kyce të partive të reja që ta kishin më të lehtë. Ajo që Ramizi nuk arriti të kuptonte është që nuk mund të ishte më komandant, trashëgimtari i Hoxhës, por nuk mund të kontrolloj reagimet e njerëzve. Në kohën që e mendoj unë më pas Berisha dhe ai me të drjtën që të vinte mes intelektualësh për të marrë pozicionin e tij në këtë lëvizje sepse ishte e paorganizuar dhe e lirë në fillim. Dhe ai kishte kartat e veta , i lozi dhe në momentin që nuk i duhej më e fshiu. Secili nga këta individ vepronte për interesin e vet.
8, 9 dhe 10 dhjetori duhet të kenë qenë lëvizje, një lloj llave pakënaqësie nga ju srtudentët. Kur erdhën ustallarët?
Kanë ardhur që të nesërmen. Intelektualët ishin shumë të kufizuar kur flisnin dhe kur firmosnin. Na jepnin këshilla shumë të çmuara që nëse doni ta bëni këtë bëjeni kshu. Mezi i bëmë 300 firma. Duhej shumë ajo llava që ju thoni por që të vihej në krye të sja dhe ta orientohej ishte e pamundur. Ne kemi protestuar për ardhjen e disave që ne i dinim që vinin nga partia. Kemi protestuar. Unë që në momentet e para nuk kam qenë për Sali Berishën.
Si e keni shprehur?
Me fjalimet tona me ndërhyrjet tona, me pak lobim që mund të bëhej me grupin studentor, por e pamë se ishte e vështirë.
Pse?
Sepse u përballëm menjëherë me një lloj formati që disave nga ne na dukej Stalinist. U përballëm me njerës që vinin me një lloj oportunizmi. Mendonin që kjo është e nevojshme për 15 ditë e para. Disa tjerë mendonin se na duhet eksperienca për 6 muajt e parë sa të shkojmë në zgjedhje. Disa mendonin që këta ishin persona që kishin të drejtë të drejtonin opozitën sepse nuk kishim disidencë.
Materialet e para në Tiranë ishin në duart e atyre që kishin një lloj pushteti në klasën i intelektualëve. Mes familjarëve të një familje dukshëm që vinte nga regjimi. Unë bëj një dallim që mes familjarëve të një familje që vinte nga regjimi dhe ideve të shpalosura nga Sali Berisha më kanë bërë përshtypje ato të Klosit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com