Thuajse një muaj më parë reperja Loredana Zefi u akuzua nga një çift zviceran për një çështje të rëndë penale.
Ajo në bashkëpunim me vëllezërit e saj akuzohen se kanë marrë nëpërmjet mashtrimeve 900 mijë franga nga një grua dhe bashkëshorti i saj.Sipas medias së huaj thuhet se llogaritë e saj bankare janë bllokuar. Sipas avokatit të reperes kjo është një situatë e zakonshme në momentin që bëhet fjalë për një hetim.
Por Loredana dhe Mozzik kanë ngritur shumë dyshime, pasi edhe pse ndodhen në mes të kësaj situate nuk i kanë ndaluar shpenzimet e 'çmendura'. Dy ditë më parë çifti i njohur treguan blerjen e tyre të re, një Mercedes në vlerë prej 220 mijë dollarë, por kjo gjë ka bërë që çifti zviceran të reagojë sërish.
“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po ma thyen zemrën”, tha Petra Z, duke iu referuar kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror, pa pagesë, shkruan gazeta Blick.