"Unë jam një sportdashës dhe futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga klubet më të rëndësishëm. Dëgjova për këtë mundësi dhe thashë ‘uau, është një mundësi e shkëlqyer dhe do përpiqem ta shfrytëzoj". Kështu I komentoi Lewis Hamilton, piloti i Mercedes dhe kampioni i madh i F1, zërat se është i interesuar për të blerë së bashku me konsoriciumin klubin e Chelsea nga rusi Abramovich.
"Unë kam qenë tifoz futbolli që fëmijë. Kam luajtur deri adoleshent në ekipet e shkollës. Luajta në cep të rrugës ku jetoja, isha fëmija i vetëm me ngjyrë, por doja të fitoja reputacionin tim me çdo kusht. Motra më tha se duhet të isha tifoz i Arsenalit dhe e bëra këtë për 5-6 vite, por xhaxhai im Terry ishte tifoz i bluve dhe kam parë shumë ndeshje me të,”-tha Hamilton mbi pikëpyetjet që u ngritën pasi në media njihej si tifoz i Arsenal.
Piloti britanik konfirmoi edhe përfshirjen e tenistes Serena Williams në projekt: "Ne kemi folur disa herë për këtë, kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ajo është një sportiste dhe një grua fenomenale. Më pyeti se çfarë mendoja dhe unë i thashë që doja të isha i përfshirë dhe ajo më ktheu të njëjtën përgjigjje. Si fëmijë u përpoqa të isha më i miri në futboll, në fund ndoqa një rrugën si pilot, por ishte ende një ëndërr të ishe pjesë e pandashme e një ekipi."