Blerje votash në Korçë? Pendavinji
-Qiricit: Jam me ty, denonco emrat

Blerje votash në Korçë? Pendavinji<br />-Qiricit: Jam me ty, denonco emrat
Pas akuzave të deputetes demokrate të Korçës, Eleina Qirici se në zonat rurale të këtij qarku po tentohet të blihen vota, ka reaguar Partia Socialiste.
 
Përmes deputetit të këtij qarku, Ilir Pendavinji, PS shprehet se është dakord me Qiricin dhe e mbështet në shqetësimin e saj, duke i kërkuar që të japë emrat e individëve apo partive që po konsumojnë këtë vepër penale.
 
Ja reagimi i plotë i Ilir Pendavinjit
Ndoqa me vëmendje shqetësimin e koleges së PD-së, Eleina Qirici. Ajo pretendon se “Një banor i Qarkut Korçë më informon për tentativë nga një strukturë politike për blerje vote, në disa zona rurale të Qarkut”.
 
E nderuar kolege, qarku Korçë është i madh. Unë jam me ty në këtë betejë për të denoncuar çdo individ dhe cilindo subjekt politik që mund të tentojë të deformojë vullnetin qytetar. Veçse do t’ju lutesha, të mos i fyejmë qytetarët tanë si të “shitur” me përgjithësime. Nëse keni emra, na i thoni!
Jo vetëm mua si koleg, jo vetëm partisë tuaj e times, por prokurorisë si organ kompetent. Të hënën së bashku ashpërsuam Kodin Penal për këdo që tenton të blejë e shesë votën. Druaj se tashmë askush nuk ka mundësi ta përdorë si alibi justifikuese shitblerjen e votës.
Jam dakord me gjithçka ju shkruani, Znj. Qirici, po: “Vota nuk shitet, as nuk do të lejojmë të blihet. Do të jemi më të bashkuar se kurrë në betejë të hapur kundër fenomenit të shit-blerjes së votës. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, pa dallim!”
Veçse ndahemi në një pikë: Unë dhe qytetarët korçarë do të zgjedhim Edi Ramën Kryeministër. 
#Shqipëria_që_duam
#Punë_shtet_mirëqenie

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë