Bleu 4 byzylykët e floririt nga hajduti serial që vodhi në argjendari, arrestohet i riu nga Tirana

Bleu 4 byzylykët e floririt nga hajduti serial që vodhi në argjendari, arrestohet i riu nga Tirana

Momenti kur Astrit Thaçi grabiti marketin ne Durres

ELBASAN-Operacioni "Trajektorja" që lidhet me arrestimin e Astrit Thaçit, autorit të tetë grabitjeve dhe të dashurës së tij, sot ka vendosur në pranga personin e tretë, që është një 26-vjeçar nga Tirana.

26-vjeçari është me inicialet F. S. ndërsa u arrestua, pasi kishte blerë 4 byzylykë floriri nga Artur Thaçi, i  cili i kishte vjedhur, pas grabitjes së argjendarisë në Elbasan. Pas arrestimit i riu do të përballet me akuzat për përvetësim të parave ose të mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale dhe fshehje e të ardhurave.

Report Tv siguroi dje ekskluzivisht videon e një prej grabitjeve që Thaçi ka bërë në Shkozet, te një supermarketi ku ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh dhe disa paketa. Thaçi ishte një grabitës serial. Ai ka qenë autor i grabitjes në shtëpinë e Rexhep Tereziut më 10 shkurt, ku ky i fundit mbeti i plagosur pasi e pikasi.

Nga ana tjetër, ai është autor edhe i grabitjes së pikës së kredie, Kredo. al më 8 shkurt, ku i armatosur dhe me maskë arriti të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh, por edhe argjendarisë në Elbasan.

 Tashmë i riu do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë" dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie pasi edhe në këtë shtet kishte kryer grabitje.

Astrit Thaçi me te dashuren

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!