Tiranë- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar sot (28 Tetor) ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.
Agim Loci nuk do të bëjë burgim, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet. Akuza ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte korrupsion zgjedhor.
Bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ku vajza e ish-kryeplakut kandidonte për këshilltare, me koalicionin Berisha-Meta dhe Loci kishte paguar 10 mijë lekë një qytetar që të votonte për të. Më 25 Prill të këtij viti SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimin me nr. 105 të vitit 2023, me të pandehur ish të zgjedhurin vendor Agim Loci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Gjykimi u bë me procedurë të shkurtuar, pasi Loci pranoi aktet e dosjes së SPAK. Trupa gjykuese ishte e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Rudina Palloj.
Vendimi ishte dënimi me 1 vit burgim, por në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, iu ul një e treta e dënimit dhe përfundimisht u dhanë 8 muaj izolim.
Kurse në zbatim të Nenit 63 të Kodit Penal, GJKKO urdhëroi pezullimin e dënimit me burgim dhe konvertimin në 80 orë punë në interes publik, për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muajsh dhe vendosjen nën Shërbim Prove gjatë kësaj kohe.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48