Aksidenti i mistershëm i vëllait të deputetes së LSI në blindin me targa ruse/ Hije dyshimi për atentat! (FOTOT)

Makina e aksidentuar tek 'Shqiponja', deputetja Ambra Borova dhe Eldin Borova

TIRANË-  U duk si një aksident rrugor i një makine të blinduar "Mercedes Benz G Class" me targa ruse me vlerë që mund të arrijë deri në 250 mijë euro, por pas tij mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë. 34-vjeçari Eldin Dergjini (Barova), nga Shkodra, banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa udhëtonte me automjet në afërsi të sheshit "Shqiponja", doli nga rruga duke u përmbysur. Shqiptarja.com mëson se Eldin Dergjini është vëllai i deputetes së LSI-së, Amra Barova, por ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

1568305036_amrabarova.jpg


Ambra Barova, deputete e LSI nga opozita e re, vajza e muzikatit në njohur Luana Barova dhe Eldin Dergjini (Barova)

Me marrjen e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para.

Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga mbrama me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga. "Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi ", mësohet të jetë shprehur Dergjini.  Aktualisht 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë çdo rreziku për jetën me dëmtime të lehta.

Por përse lindin dyshimet për atentat? Makina nuk u regjistrua në doganë

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip 'Mercedes Benz G Class' me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë euro. Që këtu lindin dyshimet e para se ai i ruhej një atentati, për shkak se makina ishte e blinduar. Pas aksidentimit, i riu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe burime për Report Tv thonë se ka shkuar vetë në një spital privat.

"Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital. Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet" ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini", mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Burime zyrtare konfirmojnë se targa nuk rezulton e regjistruar në sistemin doganor duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ishte në pritje të bërjes së dokumenteve, duke përforcuar kështu dyshimet se mjeti është i trafikuar, ndërsa targa mendohet të jetë e falsifikuar. Për këtë arsye, në hetimin e çështjes janë edhe efektivë të trafiqeve të paligjshme. 

Dyshimet janë se 34-vjeçari nuk ka qene i vetëm me makinë por me një tjetër person. Edhe nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se makina e blinduar është goditur nga një tjetër automjet nga pas duke ngritur dyshimet e një atentati të mundshëm ndaj personave që lëviznin me blindin me targa ruse.

Makina e aksidentuar

Precedentët, si i shpëtoi drejtësisë?

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Por jo më larg se gushtin e kësaj vere Dergjini është arrestuar në Himarë për shkak se ishte kapur me armë mbajtje pa leje. Por edhe në këtë rast ai është lënë i lirë në rrethana të dyshimta.

Nuk mbaron me kaq, Dergjini rezulton i dënuar më para një viti në  Trieste të Italisë për trafik droge. Policia dyshon se Eldin Dergjini i ka shpëtuar një atentati gjatë aksidentit ditën e djeshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e aksidentit, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun. Nga kontrolli i automjetit nuk është gjetur send i jashtëligjshëm.

Vendimi i 2014, si u lirua Dergjini me firmën e Fatmira Hajdarit

Episodi i vitit 2014 kur shkodrani është arrestuar për kundërshtim të efektivëve të policisë, ka të bëjë me refuzimin nga ana e Eldin Dergjini për të mos paguar formularin e gjobës. Por në atë vit, trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur ta lirojë nga burgu,për një vepër penale që rrezikohet deri në një 1 vit burgim. Dergjnit i dhënë vetëm masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje'.

Vendimi i lirimit

Makina me targa të falsifikuara

Ndërkohë me anë të një kërkimi të thjesht, Shqiptarja.com, mëson se të njëjtat targa 'H 001 CH/199' ekzistojnë edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit 'Bently' dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme, ku njëra prej tyre u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidenti në Tiranë. Sipas faqes në internet fotot janë bërë para 4 vitesh dhe se fundmi para 9 muajsh.

Makina e Eldin Dergjinit para se të aksidentohej

E.L./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Kush e di: 17/09/2019 18:21

    Kush mendohet se e ka bere atentatin?

    Përgjigju
  • liu per l,l: 16/09/2019 10:57

    per ke brace e ke fjalen?

    Përgjigju
    • eee: 17/09/2019 16:28

      sma merr mendja o shkodran

    • Shkodrani: 17/09/2019 13:34

      Dihet qe bracja esht i perfshire ne trafikun e droges me kte boroven.

    • Per liu: 17/09/2019 13:32

      Behet fjal te ket ken ibrahim lici "bracja".kan pas dhe dy canta me para me vedi,keto jane zerat qe qarkullojn ne shkoder.

  • Me leje!!?: 13/09/2019 16:44

    Nje pyetje kam!! Ça thote Qytetari Dixhital per kete ngjarje??! Si ka mundesi qe qytetari nuk ka reaguar per kete ngjarje te ndodhur ne mes te kryeqytetit, me blinda e ndjekje dhe kane qene qindra sy qe e kane pare??!! I qenka keput antena me duket.....

    Përgjigju
    • he praaaa: 16/09/2019 12:18

      si ka mundesi si denoncoi sala keto???

    • I,l: 13/09/2019 18:01

      Bracja do kete kene me siguri se keshtu po aludohet...

  • Papi: 13/09/2019 15:08

    Kush eshte ai gjyqtar karafil qe i nderron mbiemrin nje njeriu me precedente penal per te mos u identifikuar? Ekziston nje ligj i tille?

    Përgjigju
  • L.l: 13/09/2019 14:24

    Po kush mendohet te ket qene personi tjeter ne makine?

    Përgjigju
  • Pyetje: 12/09/2019 22:33

    Mos ka qen me Leonard Duken ne makine se ata sikur i perdorin shpesh targat ruse?

    Përgjigju
  • hahaah: 12/09/2019 17:03

    Mos kane qene ato te S.L(l)eshit duke te ndjekur ore cun hahahah Se tani kemi dhe skuadra speciale,ktu eshte per te qare si jemi katandisur

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 12/09/2019 16:40

    Ku ishte skuadra speciale e z. Sander Lleshaj qe ti ndiqte? Apo dolen aty per te bere show perpara mediave

    Përgjigju
  • Likja: 12/09/2019 16:32

    A thu do japi doreheqjen ajo..............?!

    Përgjigju
  • MONALIRZA: 12/09/2019 15:16

    Une votoj LSI e Peç arit te paster te MonaLirxes se Lalzit

    Përgjigju
  • Kirasi: 12/09/2019 14:07

    O Eldi po ctu desh kjo pune ty, lere Ibrahimin se ta po shkon si qeni nrrush

    Përgjigju
    • KIRASI: 14/09/2019 00:30

      Vetem mbar te ec mu marr me Ibrahimin mos fol kot kur nuk njef njerzt

    • YUTGYGYU: 13/09/2019 17:44

      A po thoni qe Ibrahim Lici ka kene ne makine e Bajrat u kane ba atentat a c'ka?

    • genti: 12/09/2019 19:52

      keshtu thone te gjithe qe ka qene imbrahim lici brenda eshte gjet dhe nje pistolete 15-she. ec e mere vesh si eshte puna

    • Olti: 12/09/2019 15:35

      Çfarë pune? Kush është ky Ibrahimi?

  • Eri: 12/09/2019 13:52

    Cfare turpit ca kena deputet

    Përgjigju
  • Behari jam!!: 12/09/2019 13:09

    Po ky nuk ka nje muaj qe u kap ne Dhermi me pistolete!! Perse eshte jashte??!

    Përgjigju
  • Filani: 12/09/2019 12:42

    Eldin Borova faktikisht,vellai i Amra Boroves deputetes se re te LSI. Kam pershtypjen qe per mos me dale ne pah mbiemri e ka vene Dergjini nga mamaja e tij.Gjithesesi te dy mbiemrat te nderuar ne Shkoder. Te shkuara e pershendetje

    Përgjigju
  • titi: 12/09/2019 11:43

    ikni nga ky vend i mallkuar or te mjere te shpetoni, ikni sa nuk ju ka rene ne qaf kush. pocaqinjt e kan mberthyer albanistanin. pocaqinj te rinj jane ne radh per ta mberthyer.

    Përgjigju
  • Gerti: 12/09/2019 11:29

    Ma I forti ne shqipni asht iky ..

    Përgjigju
    • Bobifshatit: 15/09/2019 09:30

      O tosi kam i qen qe leh si puna ati qe thu ti po vallaj me te kap te gris breket.

    • Eeee: 13/09/2019 18:38

      Atehere mo Andi,i bie që ky nuk eshte me i forti,ska të fortë, ka veç kapricoza shoku

    • ari: 13/09/2019 11:45

      po ca thu o toto un flas at qe esht per te then jo mhb kafenesh .. shullazi ka ni jet ne luft me banda e si ka honger k... per asni ... kundershtari vet dihet kush esht qe sja permendin as emrin krejt shteti e ka frik altinin po shullazi nuk ka pjerdh per ta ... sic nuk pjerdhi per axhen e vet ..

    • Totò: 13/09/2019 09:22

      Hahaha fix. Ky untiaiajo do jetë naj adoleshent që ngjon muhabet kafesh dhe fluturon me pras në b.. Shullazin è njohin dhe jashtë Shqipërisë, jo kte lapangjozin që nuk e pjerdh kush. E tha mirë dhe ari, hasmin e shullazit se ka asnjë në Shqipëri. Ta kishin të tjerët do ishte zhdukur dhe emri

    • ari: 13/09/2019 07:30

      o “ untiaidheajo” o shoku se kush esht shullazi e njef ni shqipri krejt sesht nevoja me na tregu ti ktu kush e pjerdh e jo . o kan lek kundershtaret e tij o ska kush e vetem hedhin lek me e loj nburg se e din ca ju bo me qen jasht .. kshu qe ik pi qumesht e rritu pak e mos rri tu nigju mhb kafesh

    • Untiaidheajo: 12/09/2019 17:24

      Cfare Shullazit mer jau. Po shullazi thjesht ushtar minash esht. Kush e pjerdh shullazin kur betet fjala per gjith drogen qe vjen ne Europe.

    • Tosi: 12/09/2019 17:05

      Besoj se ata qe nuk degjohen jane akoma me te rrezikshem,se qeni qe leh vec leh por nuk te kafshon

    • Ori: 12/09/2019 15:37

      Si qenka me. I forti në Shqipëri ky? Ka të tjerë plot. Para shullazit besoj është si lepur ky.

    • Andi: 12/09/2019 13:08

      Per eldin pra se per ke , ca te duket a din me ke asht I lidhun ??

    • Filani: 12/09/2019 12:47

      Prit mor vlla prit,ka premisat per ma te fortin por esht cironke ne krahasim me peshqit e tjere. Thjesht mundoher me leviz biznesi. e tij me mor nei lek mo shum per mos e egzagjerojm tani. Apo e kishe fjalen per Eldin Boroven?!?!?!

  • Loti: 12/09/2019 11:17

    Ta kishim policine çik me kurjoze s do ishte keq. Gazeta me nje "search" gjeti aq probleme sa te shtroj pyetje pronarit "ku e gjete, sa e bleve, ku i gjete leket, cte lidh me rusine, etj etj etj" . Lleshjanet tane jane te bute.

    Përgjigju
    • Loti: 12/09/2019 14:26

      Ke te drejte, le ta gjej kanuni zgjidhjen, numerimi mbrapsht i ka filluar

    • Loti: 12/09/2019 13:52

      Me tank ne mes Tiranes, se e ka motren deputete te opozites? Or Llesh, po thuje nje llaf o burr se po t kalojn para hundes.

    • Erik: 12/09/2019 13:35

      O ti mik policia e ka kapur me arme para 1 muaji dhe ai eshte jashte se ka paguar gjykatesit, ti kerkon investigim per makinen sikur nuk e dine ata skeden kriminale te tijen. Kodi penal parashikon 3-7 vjet burg nese kapesh me arme.

    • O eri: 12/09/2019 12:58

      Kush është motra e këtij qe është deputete?

    • Eri: 12/09/2019 11:26

      O shoku po kush guxon me e nxjerr ka motren deputet bobi , v

  • Tosi: 12/09/2019 10:24

    Po normal qe jan plera han e pin bashk bastardet u japin dhe iformqcion per hasmin mbajn blinda ne smbajm dot nje makin me gjoba te pa paguara

    Përgjigju
  • O policia, Fatmir lleshaj: 12/09/2019 09:01

    Makin e blinduar me targa te fallsifikuara ruse xhiro neper tiran!!!! E ne njerzit e thjesht na merrni shpirtin per nji rryp sigurimi! Turp, nuk jetohet me ne ket vend

    Përgjigju
    • Nejse: 12/09/2019 13:00

      Qe ta dish rripin e sigurimit vendose per sigurine tende jo se ta kerkon policia