Blinken javën tjetër në Tiranë, Meçe: SHBA e ka të qartë qëndrimin për Berishën non grata

Javën tjetër në Tiranë mbërrin sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ka shpallur non grata Sali Berishën. Analisti Arben Meçe ka komentuar për Report Tv këtë vizitë të rëndësishme të Blinken, për të cilin thotë se tashmë Amerika e ka të qartë qëndrimin për Berishën, të cilin e ka shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Qëndrimi i tyre ndaj Berishës është i qartë. Është tepërt të diskutojë që figura numër 1 e politikës së jashtme amerikane vjen për të demonstruar e do apo se do Berishën”, tha Meçe.

Sa i takon fokusit të vizitës, Meçe thotë se prania e Blinken vetëm në Shqipëri tregon vëmendjen e shtuar të SHBA-së për vendin tonë. Ai thotë se Blinken do të konfirmojë se vendi ynë është një partner kryesor i Amerikës në Ballkanin Perëndimor.

"Blinken vjen vetëm në Shqipëri dhe nuk qëndron në Ballkan. Kemi të bëjmë me një përqendrim të vëmendjes së SHBA në Shqipëri. Mesazhi që do ti japë vendeve të Ballkanit, që fajtori shqiptar është partner kryesor i SHBA në Ballkan.

Mesazhet që do vijnë përmes faktorit shqiptar janë zëri dhe fjala e Amerikës. Jemi në kushtet kur bota po futet në luftën e nxehtë, çdo ditë po diskutojmë. Kërkesat e vazhdueshme të NATO e SHBS lidhen me fuqizimin e sektorit ushtarak. Në Shqipëri janë 3 baza tashmë që janë planifikuar, njëra është gati e Kuçovës, është bërë gati operative. Konsolidim i pozicionit gjeopolitik të Shqipërisë si faktori më i rëndësishëm i prezencës amerikane në Ballkan”, tha Meçe.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton Tiranën më datë 14 në në një moment kyç të saj. Atëherë kur reforma në drejtësi dhe SPAK e cila mbështetet nga SHBA po godet korrupsionin në nivele të larta të politikës. Ish kryeministri Berisha e dhëndri i tij por dhe ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj po hetohen nga SPAK për korrupsion.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë