Javën e kaluar nga Siria dolën pamje të rreshtave me trupa të vdekur. U vlerësua se viktimat, që sipas disave ishin me qindra, u vranë nga gazi helmues.
Të tjerë thirrën se fotot ishin të rreme, ndërsa të tjerë akoma thanë se fajtorë ishin rebelët. Pikëpamja dominuese, mbeti gjithsesi ajo që thoshte se sulmi u krye nga regjimi i Assad.
Shtetet e Bashkuara deri tani i ishin shmangur përfshirjes në luftën civile të Sirisë. Kjo nuk do të thotë se Uashingtoni ushqen ndonjë dashuri për regjimin e Al Assad.
Lidhjet e ngushta të Damaskut me Iranin dhe Rusinë u japin arsye SHBA-ve të jenë armiqësore ndaj Sirisë dhe Uashingtoni mori pjesë në fushatën për të larguar nga Libani trupat siriane.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë mësuar të shqetësohen jo vetëm nga regjimet jomiqësore, por edhe me atë që mund të vijë pas këtyre regjimeve.
Afganistani, Iraku dhe Libia kanë përforcuar parimin se të rrëzosh një regjim do të thotë të jetosh pastaj me një pasues jo perfekt. Në rastet e mësipërme, ndryshimi i regjimit u ndërlikua me shpejtësi duke e përfshirë SHBA në luftëra civile, rezultati i të cilave nuk ia ka vlejtur çmimin e paguar. Në rastin e Sirisë, kryengritësit janë myslimanë sunitë dhe grupimi më i mirëorganizuariI tyre ka lidhje me Al Kaedën.
Sidoqoftë, siç ndodh shpesh, shumë njerëz në SHBA dhe Europë janë të tronditur nga tmerret e luftës civile dhe disa prej tyre kanë bërë thirrje që SHBA-të të bëjnë diçka. Shtetet e Bashkuara kanë hezituar t’u përgjigjen këtyre thirrjeve.
Siç e thamë, Uashingtoni nuk ka ndonjë interest ë drejtpërdrejtë te ajo që do të pasojë, sa kohë gjithë rezultatet e mundshme të situatës janë të këqija nga perspektiva amerikane. Për më tepër, ata njerëz që ngrenë më shumë zërin që diçka të bëhet për të ndaluar vrasjet, do jenë të parët që do dënojnë SHBA-të kur kjo të nisë të vrasë njerëz me qëllim që të ndalojë vrasjet.
VIJAT E KUQE TE OBAMES
Presidenti amerikan Barack Obama vendosi atëherë të ndiqte një strategji shumë të kujdesshme.
Ai tha se SHBA-të nuk do të përfshiheshin drejtpërdrejt në Siri, por vetëm nëse Assad do të përdorte armët kimike, duke pasur një shkallë të lartë besimi se nuk do t’i duhej të ndërhynte ndonjëherë. Në fund të fundit, presidenti sirian Bashar al Assad u ka mbijetuar tashmë dy viteve luftë civile dhe nuk është mundur, përkundrazi.
E vetmja gjë që do e mposhte atë do ishte ndërhyrja e huaj, veçanërisht nga ana e SHBA-ve. Kështu që supozohej se ai nuk do të bënte të vetmen gjë që Obama kishte thënë se do çonte në një sulm të SHBA-ve.
Al Assad është njeri pa skrupuj: Ai nuk do të hezitonte të përdorte armë kimike nëse do t’i duhej. Ai gjithashtu është edhe shumë racional: Ai do përdorte armë kimike vetëm nëse ky do të ishte opsioni I vetëm. Për momentin, është e vështirë të shihet çfarë situate e dëshpëruar do e paskësh shtyrë të përdorte armë kimike duke rrezikuar më të keqen.
Kundërshtarët e tij janë po aq pa skrupuj dhe mund të na shkojë në mend që t’i kenë përdorur ata armët kimike që të detyrojnë Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë për të rrëzuar Assadin.
Por mundësia që rebelët të kenë në dorë armë kimike është e paqartë dhe nëse një gjë e tillë zbulohet, kjo do t’u kushtonte atyre humbjen e gjithë mbështetjes së Perëndimit.
Ka mundësi që oficerë të rangjeve të ulëta në ushtrinë e Assad të kenë përdorur armët kimike pa dijeninë e tij dhe ndoshta kundër dëshirës së tij. Ka mundësi që viktimat të kenë qenë shumë më pak se ç’u tha. Si edhe ka mundësi që disa nga pamjet të kenë qenë false.
Të gjitha këto kanë mundësi, por ne thjesht nuk e dimë cila është e vërteta. Më e rendësishmja është se qeveri të rëndësishme, si Britania e Madhe dhe Franca, po deklarojnë se e dinë që al Assad e kreu sulmin.
Sekretari i Shtetit John Kerry mbajti një fjalë në 26 gusht duke krijuar qartësisht situatën për një sulm ushtarak dhe duke iu referuar sulmit te regjimit si ‘të pamohueshëm’ dhe vlerësimeve amerikane të deritanishme si ‘të mbështetura në fakte’.
Al Assad ndërkohë ra dakort të lejonte inspektorët e OKB të ekzaminonin provat në vendngjarje.
Në përfundim, ata që janë kundër Assad do të thonë se mbështetësit e tij i fshehën provat e kështu do të thonë edhe kryengritësit nëse fajësohen ata ose nëse inspektorët do arrijnë në përfundimin se s’ka prova të mjaftueshme.
E vërteta është politizuar dhe kushdo që deklaron se ka gjetur të vërtetën, cilado të jetë ajo, do akuzohet si gënjeshtar.
Pavarësisht nga kjo, versioni më i përkrahur është se Assad e kreu sulmin, duke vrarë qindra burra, gra e fëmijë dhe duke shkelur kështu vijën e kuqe të vendosur nga Obama, pa u ndëshkuar. Presidenti amerikan nuk ka mundësi manovrimi.
Shtetet e Bashkuara zgjodhën ta çojnë çështjen në OKB. Obama do të bëjë një sforco për të treguar se ai do veprojë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Por ai e di që nuk do ta marrë mbështetjen e OKB-së. Rusët, aleatë të al Assad dhe kundërshtarë të ndërhyrjeve ushtarake nga OKB-ja, do venë veton kundër çdo propozimi për ndërhyrje.
Pavarësisht nëse akuzat ndaj Assad janë të vërteta, rusët do t’i kundërshtojnë ato dhe do të vendosin veton ndaj çdo veprimi.
E shkuara në OKB, është kështu vetëm blerje kohe. Interesante, Shtetet e Bashkuara deklaruan të dielën se ishte tepër vonë që Siria të autorizonte inspektimet. Duke rrëzuar këtë mundësi, Shtetet e Bashkuara ngjajnë me qendrim të ashpër dhe krijojnë një situatë ku ato duhet të jenë të ashpra.
PASOJAT NE SIRI DHE ME GJERE
Kjo nuk ka më të bëjë vetëm me Sirinë. Shtetet e Bashkuara vendosën nëj kusht që I detyron ato të ndërhyjnë.
Nëse nuk vepron, kur ka një dhunim të qartë të këtij kushti, Obama rrit shanset për luftë me vende të tjera si Koreja e Veriut dhe Irani.
Një nga mjetet që SHBA mund të përdorë për të rregulluar sjelljen e vendeve si këto pa hyrë në luftë, është që të deklarojë kushte, shkelja e të cilave do çontë në një ndërhyrje, duke lejuar palën tjetër që ta shmangë kalimin e vijës.
Nëse këto vende nisin të besojnë se Obama po luan bllofin, atëherë rritet mundësia e llogarive të gabuara.
Uashingtoni mund të deklarojë një vijë të kuqe, cënimin e të cilës nuk do ta toleronte, si për shembull një raketë me mbushje bërthamore të Koresë së Veriut, por pala tjetër mund të mendojë që kjo është thjesht një Siri tjetër dhe të vazhdojë me të vetën duke e kaluar vijën.
Uashingtonit do t’i duhej të sulmonte, një sulm që nuk do të kishte qenë nevoja sikur të mos kishte luajtur bllofin me Sirinë.
Janë gjithashtu edhe çështja ruse dhe ajo iraniane. Të dy vendet kanë investuar një mbështetje të madhe ndaj Assadit.
Të dyja mund të kundërpërgjigjen nëse dikush sulmon regjimin e Sirisë. Që tani ka zëra në Bejrut se Irani i ka kërkuar Hezbollahut të nisë marrjen peng të amerikanëve nëse SHBA sulmon Sirinë.
Rusia nga ana tjetër, tregoi në rastin Snowden atë që Obama e sheh qartazi si qëndrim armiqësor. Nëse ai godet, ai duhet të përgatitet për kundërpërgjigjen ruse.
Nëse nuk godet, duhet të marrë parasysh se rusët dhe iranianët do e lexojnë këtë si dobësi.
Siria nuk ishtë një çështje që prekte interest amerikane derisa Obama deklaroi një vijë të kuqe. Rëndësia e saj u përshkallëzua deri në këtë pikë jo se Siria ka rëndësi për Shtetet e Bashkuara, por sepse kredibiliteti i limiteve qe ato deklarojnë ka rëndësi jetësore.
Problemi i Obamas është se shumica e popullit amerikan janë kundër ndërhyrjes ushtarake.
Kongresi nuk është plotësisht në mbështetje të ndërhyrjes dhe ata që e mbështesin Amerikën nuk do mbajnë sipër barrën kryesore ushtarake – as do vuajnë kriticizmin që do pasojë humbjen e pashmangshme të jetëve, aksidentet dhe teprimet që janë përherë pjesë e luftrave, sado i pastër të jetë qëllimi.
Pyetja që shtrohet pra, është se çfarë do bëjë SHBA dhe anëtarët e koalicionit të ri të vullnetit nëse vija e kuqe është kaluar.
Fantazia është që një seri goditjesh ajrore, që do shkatërrojnë vetëm armët kimike, do ekzekutohen me kaq perfeksion sa askush nuk do vritet, përveç atyre që e meritojnë. Por është e vështirë t’ia diktosh shpirtin një njeriu nga 10 mijë këmbë lartësi. Do ketë vdekje dhe SHBA-të do fajësohen për to.
Dimensioni ushtarak është vështirë të përcaktohet sepse misioni është i paqartë. Logjikisht, qëllimi duhet të jetë shkatërrimi i armëve kimike dhe sistemeve lëshuese për to.
Kjo është e arsyeshme, por problem është përcaktimi i vendeve ku ruhen gjithë kimikatet. Unë do supozoja që shumica janë nën tokë, çka sjell një problem të madh për shërbimet inteligjente.
Nëse marrim të mirëqenë se kemi në dispozicion inteligjencë perfekte dhe se vendim-marrësit i besojnë kësaj inteligjence, goditja e objektivave të groposur është mjaft e vështirë.
Po flitet për goditje me raketa nga larg. Por nuk është e qartë nëse këto raketa mbartin eksploziv të mjaftueshëm për të depërtuar objektiva edhe minimalisht të blinduar. Avionët mund të bartin municion më domethënës dhe ka mundësi që të ngrihen bombardues strategjikë e të qëllojnë objektivat.
Edhe kështu, vlerësimet e dëmeve të betejës janë të vështira. Si do ta dish që i ke shkatërruar kimikatet - që ato ishin vërtet atje dhe që e ke shkatërruar strukturën që i strehonte?
Për më tepër, ka shumë struktura të tilla dhe shumë do jenë pranë objektivave civile dhe shumë armatimeve s’do u gjehet filli.
Sulmet mund të rezultojnë me më tepër të vdekur se vetë armët kimike.
Së fundmi, të sulmosh do të thotë që Assad do humbë çdo përfitim nga përmbajtja në përdorimin e armëve kimike. Nëse ai po paguan çmimin për përdorimin e tyre, ai mund edhe t’i përdorë ato. Dorashkat do hiqen nga të dyja palët, teksa Assad do mundohet t’i përdorë armët kimike para se t’ia shkatërrojnë.
Një luftë ndaj armëve kimike është pa mend në vetvete. Problemi nuk janë armët kimike, që ndoshta s’mund as të shkatërrohen nga ajri. Problemi në përcaktimin e kësaj lufte do të ishte ekzistenca e një regjimi që përdor armët kimike.
Është vështirë të imagjinosh si një sulm mbi armët kimike mund të shmangë një sulm mbi vetë regjimin – dhe regjimet nuk shkatërrohen nga ajri.
Kjo kërkon trupa. Për më tepër, regjimet që shkatërrohen duhen zëvendësuar dhe nuk mund të jemi të sigurtë që regjimi që do pasojë Assadin do u jetë mirënjohës atyre që e rrëzuan atë. Kujtoni shiitët në Irak që festuan rënien e Sadamit dhe pastaj u armatosën që të luftonin me amerikanët.
Armatosja e kryengritësve do ta nxirrte nga opsionet një fushatë nga ajri dhe do dukej kështu me risk më të ulët. Problemi është që Obama e ka thënë më parë që do armatosë rebelët, kështu që deklarimi i kësaj si përgjigje sërish do e lejonte Assadin të shmangte pasojat për kalimin e vijës së kuqe. Armatosja e rebelëve rrit edhe shanset e fuqizimit të xhihadistëve në Siri.
Kur Obama shpalli vijën e kuqe për Sirinë dhe armët kimike, ai supozoi se kjo nuk do verifikohej. Ai bëri një gjest ndaj atyre në administratën e tij që besojnë se SHBA-të kanë një detyrim moral t’u japin fund brutaliteteve.
Bëri gjithashtu një gjest ndaj atyre që nuk duan të shkojnë sërish në luftë. Ishte një nga ato lëvizjet e zgjuara që mund t’i plasin në fytyrë një presidenti kur del se supozimi i tij ka qenë i gabuar.
Nëse sulmin e ka kryer Assadi, nëse e bënë rebelët, ose nëse dikush e sajoi të gjithën, nuk ka rëndësi. Sa kohë Obama nuk gjen prova shumë të forta, të pakundërshtueshme që nuk e bëri Assad – dhe kjo s’do ndodhë- Obama ose duhet të veprojë mbi parimin e shkeljes së vijës së kuqe, ose do tregohet si njeri që luan bllofin.
Ndërlikimi i pabesueshëm i ndërhyrjes në një luftë civile pa qenë aktualisht i përfshirë në të e bën situatën edhe më të paqartë.
Obama është përballë herës së dytë gjatë presidencës së tij kur lufta ka qenë opsion. E para ishte Libia. Tirani tani ka vdekur dhe çka pasoi nuk ishte e këndshme.
Dhe Libia ishte e lehtë krahasuar me Sirinë.
Tani presidenti duhet të ndërhyjë për të ruajtuar kredibilitetin e tij. Por nuk ka mbështetje politike ne SHBA për ndërhyrjen. Ai duhet të ndërmarrë aksion ushtarak, por një të tillë që mos ta bëjë Amerikën të duket gjaksore.
Ai duhet të largojë Assadin, por të mos e zëvendësojë me kundërshtarët e tij. Ai s’e mendoi kurrë që Assad do ishte kaq i papërgjegjshëm. Pavarësisht nëse Assad ishte apo jo në të vërtetë, mendohet gjerësisht se ishte. Këtë dorë presidenti duhet tani ta luajë dhe është vështirë që ai të shmangë sulmin duke ruajtur njëkohësisht kredibilitetin. Vështirë duket edhe që të ndërmarrë një sulm ushtarak pa një revoltë polilitike në rast se ndërhyrja shkon keq, e zakonisht keq shkon.
( "Obama's Bluff is republished with permission of Stratfor", 27 gusht)
Përktheu Edvin Parruca
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com