Prej 5 ditësh vazhdon të jetë e bllokuar autostrada që lidh qytetin e Tiranës me atë të Elbasanit.
 
Shkak i mbylljes së autostradës është bërë rikonstruksioni i plotë që po i bëhet këtij segmenti nga tuneli i Krrabës deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
 
Sipas specialistëve, rruga do të qëndronte e mbyllur nga data 25 qershor deri më datë 28 qershor.
 
Sot është 30 qershor dhe akoma nuk është bërë asgjë për hapjen e autostradën që lidh dy qytetit në fjalë.
 
Të detyruar, shoferët po ndjekin intenerarin e rrugës së vjetër nga Qaf Krraba, e cila mbetet e vetmja alternative për të mbërritur në Tiranë dhe anasjelltas.
 
Po sipas specialistëve, mendohet se nesër do të jetë afati përfundimtarë që do të mbajë të bllokuar këtë autostradë
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)