Bllokimi i emigrantëve
krijon tension në Evropë

Bllokimi i emigrantëve<br />krijon tension në Evropë
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, deklaroi dje se vendi i tij po paguan gabimet e Bashkimit Europian përsa i takon fluksit rekord të emigrantëve. Bllokimi i kufirit me Greqinë, bashkë me lëvizje të ngjashme nga vende të tjera ballkanike, ka ndaluar fluksin e refugjatëve drejt Europës, por ka lënë me mijëra të tillë në Greqi.

Ivanov akuzoi 28 vendet anëtare të BE-së, se nuk parashikuan dot numrin e madh të emigrantëve nga Turqia, dhe më pas shfaqën hutim para valës masive të tyre. “Në krizën e emigrantëve ne po paguajmë gabimet e BE-së. Kemi shpenzuar deri tani 25 milionë euro nga paratë e taksapaguesve tanë dhe na u desh të shpallim krizën kombëtare. Por, nga BE nuk kemi marrë as edhe një cent. Në fakt, si vend joanëtar po mbrojmë BE-në nga një vend i BE-së, pikërisht Greqia”, deklaroi Ivanov në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

Ndërsa akuzoi Europën se ka harruar integrimin e Maqedonisë, ai shtoi se Brukseli, gjithashtu i tronditur nga emigrantët, ka harruar edhe sigurinë. Ivanov tha se, nëse Shkupi do të kishte pritur reagimin e BE-së, tashmë Maqedonia do të ishte mbushur me xhihadistë.
Ivanov shtoi se Brukseli nuk ka as guximin të thotë të vërtetën, që 20 milionë emigrantë presin mes Sudanit dhe Egjiptit të mbërrijnë në Europë dhe se kriza e refugjatëve është shumë larg fundit.
 
Reagimi
Zyra e kancelarisë në Berlin u shpreh se nuk e kupton kritikën e ashpër të presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov në intervistën për gazetën "Bild". Qeveria federale, që prej shpërbërjes së Jugosllavisë, me impenjim të madh është angazhuar për stabilizimin e rajonit, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Berlin.

Gjermania mbështet përpjekjet për reforma në shtetet e Ballkanit Perëndimor me programe voluminoze, me ndihmën e të cilëve këto shtete duhet të afrohen në BE. Në vitet 2014 deri në vitin 2020 vetëm Maqedonia do të marrë 664 milionë Euro nga BE-ja. Komisioni i BE-së rekomandon qysh nga viti 2009 fillimin e bisedimeve të antarësimit me Maqedoninë.

"52 milionë Euro ndihma"
Qeveria federale është e vetëdijshme, që aktualisht Maqedonia për shkak të numrit të lartë të refugjatëve është e ngarkuar në masë të madhe. Por zëdhënësi qeveritar hodhi poshtë deklaratën e presidentit Ivanov, sipas të cilit nga Europa "nuk ka marrë asnjë cent" ndihma. Në kontekstin e detyrave për refugjatët BE-ja i ka vënë në dispozicion Maqedonisë gjithsej 52 milionë euro, tha Seibert.

Sa u përket kritikave se Gjermania refuzon bashkëpunimin në shkëmbimin e të dhënave lidhur me xhihadistët e dyshuar, zëdhënësi i Ministrisë së Brendëshme u përgjigj se Gjermania natyrisht bashkëpunon edhe me Maqedoninë për çështjet e terrorizmit. Por gjatë shkëmbimit të informacioneve Gjermania duhet t'u përmbahet ligjeve, veçanërisht sa ka të bëjë me transferimin e të dhënave personale nga autoritetet gjermane tek ato të huaja.

Lidhur me rritjen e zhgënjimit të maqedonasve, sipas ekspertëve, influencon edhe fakti se Komisioni Evropian qysh më 2009 rekomandon hapjen e bisedimeve të antarësimit me Maqedoninë, por procesi nuk ecën përpara. Një ndër arsyet është bllokada e Greqisë, të cilën e shqetëson përdorimi i emrit "Maqedoni".


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut