Bllokimi i Rinasit për 24 orë, Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët e trafikut ajror, prokuroria t'i zbardhë

Bllokimi i Rinasit për 24 orë, Veliaj: Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët e trafikut ajror, prokuroria t'i zbardhë

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë përgjegjës Presidentin Ilir Meta për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi. Veliaj tha në 'Opinion' se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Metës me kontrollorët dhe se Prokuroria duhet t'i zbardh.

Më tej, Veliaj tha se sot ka pasur një tentativë që një grup të përndjekurish të futeshin në grevë urie. Edhe pas kësaj, sipas tij qëndron pas Presidenti dhe anëtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe. Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre. Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë. Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë. Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie. Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Policia ku thonin se do të futeshin në grevë urie. Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit. Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh. Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan”-tha Veliaj.

Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit zgjati pak më shumë se 24 orë, ndërsa ditën e sotme rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Ndërkohë duke filluar që nga dita e nesërme situata në aeroportin e Rinasit do të kthehet në normalitet dhe do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë. Kryeministri Edi Rama, por dhe Ministrja Belinda Balluku e cilësuan këtë situatë me prapavijë politike të nxitur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që sipas tij duan të rrezikojnë shtetin. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 09/04/2021 03:39

    Mu si plesht flet ky bajga. Fajtoret i gjeti partia, thote, prokuroria ti hetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja