Gazetari Flogert Muça, në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke u ndalur tek imazhet e montuara nga PD përmes inteligjencës artificiale, të marra nga një film i vjetër i Hollyëodit ‘Njeriu me shenjë’ të cilave iu vendos një foto e Kryeministrit Rama.
Ai tha se Berisha e ka qëlim në vetvete shpifjen. Sipas tij, kreu i PD nuk ka fituar asnjë gjyq në rastet kur është akuzuar për shpifje.
“Doktori mesa duket i ka hipur në qejf kjo teknologjia, regjistron veten duke folur nga shtëpia dhe ka filluar që të bëjë edhe për kundërshtarin nga këto gjëra. Kanë marr një skemë filmi të Toni Monatanës dhe i kanë vënë fytyrën e Ramës dhe ajo është bërë virale, me sy të lirë nuk kuptohet nëse është montazh apo është e vërtetë. Dhe u bë report dhe u vërtetua se ishte prodhim i inteligjencës artificiale. Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”, tha ai.
Teksa komentoi fjalimin që mbajti kryetari i PD Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë së tij për mbledhjen e Kryesisë ditën e sotme, tha se Berisha nuk ka më frymëzim.
Gazetari u shpreh se në PD diskutohet se çfarë argumenti do të përdoret pas zgjedhjeve dhe jo se si mund të fitohen ato.
“Doktori nuk ka më energji, nuk ka më frymëzim, ai po fliste sikur zgjidhjet kishin mbaruar dhe sikur Rama i vodhi dhe tani duhet bërë revolucion. Duke parë mesazhin e tij politik kupton që nuk ka fare debat a mund të fitojmë zgjedhjet, aty flitet kush do të jetë argumenti ynë pas zgjedhjeve. Primaret janë hiri që u hidhet syve budallenjve, që aty do të vendosin demokratët kush do të jetë kandidatë, Rama, Berisha dhe Meta janë ata që vendosin se kush do të jetë deputet dhe pikë. Shihni doktorin nuk përcjell më asnjë lloj energjie dhe asnjë entuziazëm. Më dhimbset dhe ata që janë fëmijët e tij nuk duhet që ta lejojnë më në television”, tha ai.
Lajmi kryesor:
PD cakton 12 drejtuesit politikë, Kulluri në Report Tv: I njëjti ekip, rezultati nuk pritet të jetë ndryshe! Dhuli: Emrat për Gjirokastrën dhe Vlorën janë pa shpjegim
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
82%
-
Jo
10.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD cakton 12 drejtuesit politikë, Kulluri në Report Tv: I njëjti ekip, rezultati nuk pritet të jetë ndryshe! Dhuli: Emrat për Gjirokastrën dhe Vlorën janë pa shpjegim
4 Shtator, 19:12
-
Basha kthen asetet e partisë në PD! Makina e parkuar në oborrin e boshatisur të selisë, arka e partisë ende ‘e bllokuar’
18 Gusht, 19:53
-
'Uroj të mos përdoret për të kontestuar rezultatin!' Edvin Kulluri flet për zgjedhjet në Himarë: Votuesit me ID të skaduar, faj i opozitës
4 Gusht, 16:57
-
Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti
2 Gusht, 17:54
-
'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende
28 Korrik, 07:48
-
PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit: U shpërfillëm! Nuk jemi informuar
11 Korrik, 20:07
-
Të hiqet ligji i luftës me Greqinë! Nisma e Idrizit të PDIU-së bën bashkë PD e PS! Pr/deklarata kalon në Kuvend javën tjetër
9 Korrik, 12:56
-
Korrupsioni, Tabaku: Nuk luftohet me ata që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive
6 Korrik, 11:53
-
Basha mbledh Këshillin Kombëtar të demokratëve europianë, miratojnë Rezolutën: Hyjmë në zgjedhje me çdo kusht, rekurs për vulën
4 Korrik, 19:47
-
Hajdari kundër Berishës si kandidat për kryeministër, diskutimet në mbledhjen e Këshillit të PD! Noka: Takoni drejtuesit e degëve që ka mashtruar Basha
28 Qershor, 20:19
-
Basha humbi vulën e PD-së, Kulluri: Duhet të ishte më i vendosur! Fraksion tek Berisha nuk do kërkojmë, kemi vendosur fytyrën në betejë
26 Qershor, 19:03
-
Vula te Berisha ndan edhe më shumë demokratët! Propozimi i Kullurit: Duhet parti e re! Pa Bashën, me drejtim kolegjial
18 Qershor, 15:11