Si pasojë e mosfunksionimit të sistemit GPS është bllokuar puna e peshkimit në portin e Durrësit, kjo ka sjellë protesta nga peshkatarët dhe pronarët.
 
Ky problem ka shkaktuar kaos në port duke bërë që 70 anije peshkimi të mos lejohen të dalin në det.
 
Sipas burimeve shkak i këtij incidenti është bërë bërë mosfunksionimi i blu box-eve të cilat lokalizojnë vendndodhjen e anijeve.
 
Ka qenë Qendra Ndëoperacionale ajo që nuk ka dhënë ok për daljen e anijeve në det.
 
Por pronarët e anijeve dhe ekuipazhet e tyre kanë qenë tejet të revoltuar me një vendim të tillë.
 
Ata kanë protestuar dhe kanë treguar me gisht shkaktarin e bllokimit të tyre që është kompania e cila ka fituar tenderin për instalimin dhe mirëmbajtjen e blu box-eve.
 
Kjo kompani vetëm disa ditë më parë ka përfunduar instalimin e aparaturave në të gjitha anijet e peshkimit dhe ka marrë nga secila prej tyre nga 1500 euro.
 
Ajo duhet të kujdeset edhe për serverin që ndodhet në Tiranë kanë sqaruar peshkatarët.
 
Ndërkohë që ata janë të shqetësuar se u dogj një ditë ideale për peshkim sikurse është kjo e sotmja.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com