Punimet që po kryhen në rrugën Tiranë – Lezhë janë bërë shkak për bllokimin e rrugës dhe krijimin e radhëve të gjata të automjeteve të cilat i drejtohen Tiranës apo edhe Lezhës.
Rruga është bllokuar në segmentin rrugor Fushë Krujë - Thumanë aty ku qindra automjete janë bllokuar dhe nuk lëvizin fare.
Siç raportohet, kjo situatë po zgjat prej më shumë se një ore dhe ndonëse efektivë të policisë rrugore kanë shkuar për të ndërhyrë është e pamundur sepse punimet aty vijojnë.
Autokolona e automjeteve e krijuar është shumë e gjatë dhe shumë qytetarë po presin në rrugë për të vijuar udhëtimet e tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO