37 gjoba me vlerë 5 mijë lekë të rinj, vendosi policia e Tiranës për bllokimin e rrugës gjatë tubimeve të mbajtura para kryeministrisë më 9 dhe 10 nëntor nga një grup i vogël qytetarësh.
Në një njoftim zyrtar, policia thotë se masat u morën në zbatim të aktit normative për tubimet.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”, njofton Policia.
Sipas policisë, personat e gjobitur kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.








Komente
Komento