Blogeri italian në zbulim të Tiranës mahnitet nga ndryshimet e kryeqytetit: 'Po jetoni një moment të vërtet lulëzimi, ndihem si në shtëpi'

Roberto de Rosa është një ndër blogerët më të njohur në Itali. Ai ndër të tjera është mjaft i apasionuar pas udhëtimeve. Së fundmi puna e solli në Tiranë, për të cilën u shpreh se ka mbetur mjaft i suprizuar. Në një intervistë për emisionin “ Rreze Dielli” tregoi më tepër për eksperiencën e tij këtu,. Ndërsa flet për Tiranën shprehet se ka mbetur mjaft i suprizuar:

“Tiranën po e zbuloj tani, do të dëshiroja te kisha ardhur në verë, sepse do të dëshiroja të shkoja në plazhet e famshme. Ajo që më pëlqen nga Tirana është një qytet që po lulëzon çdo ndërtesë po zmadhohet shumë shpejt, qyteti po rritet. Ju po jetoni në një moment të vërtet lulëzimi. Për ju do të jetë më e mira. Ju të gjithë flisni anglisht, italisht dhe unë ndjehem si në shtëpi” tha ai.

Ndërsa u shpreh se ka dëshirë të shijojë ushqimin shqiptarë dhe kafenetë në natyrë:

“Dua të provoj të gjitha ushqimet shqiptare sepse të gjithë më thojnë që ju keni ushqime të mrekullueshme kështu që do të shijoj të gjithë llojet e ushqimit  dhe do të shijoj kafenet tuaja, ju  keni kaq shume kafene të bukura në natyrë, në Itali janë të mbyllura” përfundoi ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin