Mbi 200 pasagjerë që kanë zgjedhur avionin e ''Blue Panorama'' për të udhëtuar drejt Italisë ndodhet prej 7 orësh të bllokuar në Rinas.
Pasagjeret e linjës ajrore Tiranë-Bergamo janë të bllokuar në aeroportin "Nënë Tereza", por kompania nuk jep asnjë sqarim se kur do të nisen për në destinacionin e tyre.
Sipas pasagjereve të bllokuar orari i nisjes së tyre nga “TIA” (Tirana International Aeroport) për në aeroportin e Bergamos në Itali, është ora 15:45, mirëpo kompania e ka ndërruar sipas dëshirës këtë orar pa lajmëruar askënd.
Sipas pasagjereve të bllokuar, dy avionë të shoqërisë "Blue Panorama" nuk kanë ardhur në Rinas.
Prej 7 orësh, 200 pasagjerë janë të bllokuar, mes tyre gra dhe fëmijë. Pasagjerët kanë bërë denoncim në Komisariatin e Rinasit.
Nuk është hera e parë që udhëtarët shqiptarë hasin probleme me këtë shoqëri.
Më 30 gusht, 168 pasagjerët e avionit "Blue Panorama", janë përballur me në situatë paniku dhe alarmante, pasi ky avion ka pësuar defekt menjëherë pasi është ngritur në ajër. Avioni është nisur rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano.
Ai ka fluturuar përreth 19 minuta, por nuk ka mundur ta vazhdojë më tej udhëtimin dhe është kthyer për tu ulur përsëri në Rinas.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe vitin e shkuar, rreth 50 pasagjerë kanë përjetuar panik në fluturimin e tyre me kompaninë “Blue Panorama” nga Rinasi drejt Firences, ku piloti ka vendosur të bëjë ulje emergjence pasi një prej motorëve të avionit u fik në fluturim.
(Udhëtarë të shumtë në pritje të zgjidhjes së problemit)Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22