Boçi për kërcënimin e Shullazit:
ekzekutim i akademizmit

Boçi për kërcënimin e Shullazit:<br />ekzekutim i akademizmit
Shefi i departamentit për arsimin në PD, Luçiano Boçi ka komentuar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për kërcënimin që sipas Berishës, Emiljano Shullazi i ka bërë kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.

Në një postim të tijin në Facebook , Boçi e konsideron kërcënimin ndaj Konit si ekzekutim të akademizmit, pushkatim i intelektualizmit, pushtim politik nga rruga i Universiteteve.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit
Është shumë pak ta quash skandal! Kësaj që po ndodh me zgjedhjet në Universitete nuk mund t'i vendosësh një emër të saktë, perveçse ta quash terror!!! Bandat qeveritare diku dërgojnë "Haxhi Qamilët", për të detyruar me kërcënime rrëmbimi e vrasje, dorëheqjen nga gara të kandidatëve potencialë, që t'i hapet rrugë "kanakarëve" të Ramës. Ajo që ndodhi me prof. Konin, kandidat për Rektor të UT, është ekzekutim i akademizmit, pushkatim i intelektualizmit, pushtim politik nga rruga i Universiteteve. Diku tjetër, këtë rol e kanë marrë KIZ-et (Komisioni Institucional i Zgjedhjeve) pranë Universiteteve!!! Po luajnë saktësisht funksionin e komisioneve të Dëbim-Internimit të kohës së diktaturës!! Pas përjashtimit nga gara ne Universitetin Mjekësor të prof. Bajram Hysa, të shpallur "armik" sepse nuk e do Ministrja, KIZ përjashtoi, pa pikë arsye dhe kandidaten për dekane të Fakultetit të infermierisë Prof. As. Ilirjana Zekaj. Madje duke punuar "pa pushim" dhe ditë të shtunë, po bëjnë gati sot dhe përjashtimin nga gara për rektor të këtij Universiteti, prof. Petrit Bare. Dhe ky u shpall "i padëshiruar" për regjimin, sepse "rrezikon të fitojë"!!!!! Në Shqipëri po fiket cdo ditë e më shumë drita e demokracisë, e vlerave dhe e lirisë!!! Ne jetojmë nën klikën e rrugës! Për këtë ka vetëm një përgjigje: PËRMBYSJE!!!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia