Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka kujtuar Kryeministrit Edi Rama grevën e urisë së studentëve të Infermierisë në vitin 2015.
Duke bërë një krahasim me protestën e studentëve sot, të cilët, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, nuk kanë pranuar të dialogojnë pa plotësuar më parë kërkesat e paraqitura prej tyre për uljen e tarifave të studimit dhe reformimin e sistemit arsimor, Boçi thekson se 4 vite më parë, Rama u dërgoi studentëve “dialoguesit” specialë të forcave speciale pa u dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.
Përmes një statusi në faqen e facebook-ut, deputeti demokrat Boçi shprehet se ky ka qenë standarti i ofruar i dialogut nga Rama edhe në 2015, për zgjidhjen e kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve. Sipas Bocit, të njëjtin mjet dialogu aspak funksional po përdor me studentët edhe sot me ca VKM.
“Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën torinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur. Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues”, shkruan Boçi.
Statusi i plotë i Luciano Boçit:
"Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale. Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë. Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël! Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale. Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!, shkruan Boçi në facebook.