TIRANË - Partia Demokratike akuzoi kandidatin e majtë për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj se ka shpenzuar deri më tani mbi 1 milionë euro për spote televizive. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Gerd Bogdani tha se kjo situatë kërkon transparencë ndërkohë që vendi sipas tij është zhytur në varfëri.
Deklarata e Gerd BogdanitNjë javë më parë, Erion Veliaj fshehu shifrat dhe gënjeu kur tha se për fushatën e tij ka një buxhet prej 108 milionë lekë të vjetra.
Eshtë zbuluar se deri dje, Erion Veliaj ka shpenzuar më e pakta 1 milionë e 144 mijë euro vetëm për spote televizive, sipas tarifave zyrtare që mediat kanë depozituar në
KQZ.
Kjo shifër sa vjen e rritet, sepse Erion Veliaj çdo ditë që mbetet e shton me dëshpërim shpenzimin e tij me reklama.
Por asnjë ditë ai nuk po bën transparencë për miliona euro që janë hedhur, ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri, e familjet mezi mbyllin muajin.
Pyetja është;
Nga vijnë paratë e Erion Veliajt?
Kush është burimi i tyre?
Pse nuk jep shpjegime për lidhjet me rastet e bëra publike deri tani të pastrimit të parave?
A janë paratë e Dzanashvillit që mbulojnë luksin elektoral të Erion Veliajt?
Pse është zonja e tij gjithnjë dezhurn, sa herë bëhet fjalë për pastrim parash?
Erion Veliaj mund të fshihet, por këto janë fakte për të cilat ai do të gjykohet pas 5 ditësh, nga qytetarët e Tiranës.
Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamën e bazon në gënjeshtra.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet/ KQZ vendos si do 'ndahen' KZAZ-të! Tom Doshi merr 1 anëtar si pjesë e shumicës, 2 i merr PS, 2 PD dhe 1 PL
28 Janar, 13:12
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11