BOGOTA - Shefi i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov u shpreh sot kundër ndërhyrjeve të brendshme dhe sanksioneve kundër Venezuelës, gjatë një vizite në Kolumbi në kuadër të një turneu latino-amerikan.
"Ne jemi të bindur që venezuelianët duhet t'i zgjidhin vetë problemet e tyre, pa ndërhyrje të jashtme, pa sanksione, pa kërcënime", deklaroi Lavrov, në një konferencë shtypi në Bogota, me pjesëmarrjen e homologut kolumbian, Maria Angela Holguin.
Zyrtari rus përshëndeti qëndrimin e Bashkimit të Kombeve amerikano-jugore (Unasur), kundër një dekreti të nënshkruar në muajin mars nga presidenti amerikan, Barack Obama që e cilëson Venezuelën si kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë në SHBA./ATSH/