Bojken Lako: Pjesëmarrja e Elhaidës
në Eurovizon, zgjedhja e duhu

Bojken Lako: Pjesëmarrja e Elhaidës<br />në Eurovizon, zgjedhja e duhu
Përballë situatës nëse është e drejtë që Elhaida Dani të përfaqësoj Shqipërinë me një këngë tjetër në Eurovizion, ka sjell polemika jo vetëm tek opinioni publik, por ka bërë që të reagojnë edhe emra ‘BIG’ të skenës shqiptare. Në këtë këndvështrim dhe nën presionin e tërheqjes së kompozitorit, Elhadia rrëfyu më herët për “Shqiptarja.Com”, se sëbashkë me producentët Zzap dhe Chris po punon shumë që të kenë një përfaqësim dinjitoz në Vjenë.

Sipas rregullave të RTSH-së, opsionet për të marrë pjesë ishin të shumtë, ndoshta me çmimin e dytë nga Bojken Lako ose edhe mos pjesëmarrja në këtë kompeticion duke kursyer 80 mijë euro enkas për këtë festival. Në kuadër të kësaj situate, ka qenë pikërisht këngëtarja Anjeza Shahini e cila ka theksuar se në këtë edicion janë thyer rregullat.  “Unë dua të jetë në ESC ai që e meritonte e që e ka merituar prej kohësh, Bojken Lako. Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriço, aspak profesionale e kujtdo për tu tërhequr.

Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite. Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me Televizionin e Shqiptarëve taksapagues”, thekson Anjeza. Këngëtarja e cila arriti të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht duke u klasifikuar e 7 në Festivalin e Eurovizionit, thotë se bordi i RTSH-së ka thyer rregullat e festivalit. “Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat. Vitin e ardhshëm le ta dërgojnë Elhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një përfaqësues dhe konkurojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurse kanë bërë shumë shtete. Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë më të mira”. Veç Anjezës, edhe këngëtaret Eneda Tarifa dhe Marsela Çibukaj kanë përkrahur mendimin e saj duke pohuar se janë thyer rregullat e festivalit.


bojken lako

Përfaqësimi

Bojken Lako, është kantautori i cili në edicionin e dhjetorit rrëmbeu çmimin e dytë në Festivalin e RTSH-së. I kontaktuar nga “Shqiptarja.Com”, Lako thotë se; Nuk më pëlqen që duhet të sqaroj një situatë, që nga ana ime e mora me një mirëkuptim artistik dhe me pozitivitet, duke dashur gjithmonë që një artist i ri apo që ka hyrë në rrugën e publikimit të bëhet i famshëm ndërkombëtarisht. Pse e them këtë gjë? Situata që është krijuar në media, është krijuar jashtë asaj çka unë do kisha dëshirë të flas pasi më duket sikur po keqintepretohet mendimi im dhe pozicioni im në këtë kompeticion.

Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nëse Bordi Drejtues i RTSH-së ka marrë këtë vendim, mendoj se ka bërë zgjedhjen e duhur sepse ja vlen që në këtë moment ajo të vazhdojë lançimin e saj pasi edhe nga ana teknike do të votohej më shumë dhe do të na përfaqësonte akoma më mirë për shkak të jehonës që pati si shqiptare në skenën italiane” thekson Lako.

Ai tregon se përpara kësaj situate, çdo artist do të ishte krenar që të ikte në Eurovizon dhe të jepte maksimumin, por përballë zgjidhjes që këngëtarja duhet të niste punën me një këngë tjetër, mendoj se ska vend për diskutime. “Normalisht që çdo artist do të ishte krenar që të ikte në Eurovizion dhe të jepte maksimumin në këtë skenë, duke përfaqësuar shqipërinë me dinjitet, por zgjidhja për një këngë të re të kënduar sërish nga Elhaida merr kuptim për përfaqësimin shqiptar në Vjenë”, përfundon Bojken.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot