Bojkeni flet për herë të parë për
humbjen e të atit, Bujar Lako

Bojkeni flet për herë të parë për<br />humbjen e të atit, Bujar Lako
Këngëtari i njohur Boiken Lako ka folur për herë të parë për të atin që pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të kinematografisë shqiptare, Bujar Lako.

Në një intervistë për ‘’Top Show’’, ai ka promovuar klipin e tij më të ri, por dhe ka treguar ndjesitë e vdekjes së të atit.
 
“Janë mendime shumë të mira, dhe jo më kot më ka ardhur tani moment për t’i shfaqur, se nuk janë mendimet e mia. Janë mendime që gjithësecili i ka brenda vetes. I shfaqa pikërisht tani, sepse janë përmbushur disa cikle. Humba edhe babanë tim, u nda nga kjo jetë. Mendoj që jeta vazhdon, kemi ndërthurje të disa dimensioneve, gjatë kohës që punoj dhe mendoj, e kam këtë ndjesi gjithmonë, dhe përmblidhen disa gjëra që unë mbase nuk i shpjegoj dot, sepse nuk jemi ne ata që mund të shpjegojmë këto, por mesazhi është shumë i mirë, që në jetën që jetojmë me njëri-tjetrin duhet të kemi dashuri brenda vetes, ta shfrytëzojmë këtë jetë për të pasur gjithë kohës harmoni perfekte dhe dashuria, ashtu siç thotë teksti, është sekreti i jetës. Ta duam njëri-tjetrin gjatë kohës që jemi bashkë!”
 
Bojken u shpreh se do të vazhdojë me projektet e tij, për t’i dhënë nënës së tij një kënaqësi në këto ditë të vështira për të.
 
“Mundohem të dal mbi ndjesitë e mia, duke menduar vetëm për pjesët pozitive të miat, duke i vënë në dukje vetes edhe ato pjesë negative dhe duke menduar deri diku ato momente të caktuara të jetës që i kam dhënë pak fare kënaqësi. Tani duhet t’i kisha dhënë më shumë. Këto ditë kam filluar një jetë tjetër, një koncept tjetër për jetën. Më vjen mirë që kam nisur një jetë tjetër, dhe ato që nuk i kam pasur të mira në jetën e deritanishme, të bëj një hap më tepër. Projekte dhe ide më vinë në mendje plot, dhe besoj që do kem mundësi pak nga pak, t’i bëj publike duke i dhënë kënaqësi mamasë sime dhe njerëzve në përgjithësi që e kanë ndier këtë dhimbje dhe atë relatën në marrëdhëniet shpirtërore që kam unë”,-ka thënë Bojken Lako.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron