Harta gjyqësore dhe bojkoti, PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe avokatët! Kreu i 'penalistëve' Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së Drejtësisë

Harta e re Gjyqësore dhe situata nga bojkoti i avokatëve ka krijuar një shqetësim shumë të madh për sistemin e drejtësisë. Prej 2 javësh tashmë gjyqet janë në situatë jo normale. Në Komisionin e Ligjeve PD kërkoi dërgjesë me ministrin e Drejtësisë Manja, KLGJ-në, KLP-në dhe avokatët. 

Ndërkohë që ndryshe nga daljet e mëparshme, kreu i Avokatëve Penalistë Sajmir Vishaj pati një qëndrim tjetër për bojkotin e avokatëve në seancat e masave të sigurisë pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Mëngjesin e kësaj të premte, e tregoi qartë mbështetjen e tij, megjithëse kishte rezerva për masat e sigurimit personal. Sipas tij, avokatët nuk duhet të shkojnë në plazh por duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi situata është alarmante.

Një kërkesë e kishte për ministrin e Drejtësisë, për të cilin beson se do e çtensionojë situatën nëse shërben si negociator duke pritur në një mbledhje kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë për problematikat që kanë.

"Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata t'i drejtohet ministrit për të çtensionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore. Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore.

Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë çfarë do të thotë moszhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit. Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante.

Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta conte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Miistria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh", tha Vishaj.

 'Braktisja' e masave të sigurisë nuk u zbatua nga të gjithë mbrojtësit ligjorë në Tiranë dhe në rrethe. Për ata që kanë thyer vendimin e Dhomës së Avokatisë dhe kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore gjatë ditës së djeshme, Vishaj thotë se do të vuajnë pasojat deri në heqje të licensës. Edhe ky është një qëndrim i ri i avokatit Vishaj pasi në një deklaratë të bërë rreth 2 javë më parë, Vishaj tha se nuk mund të bëhej presion deri në heqje license dhe sugjeronte që çështja të shkonte në Gjykatën e Kushtetuese.

Nëse avokatët kanë qenë në masa sigurie, përgjegjësia është individuale dhe do të shkojnë drejt heqjes së licencës", tha Vishaj.

Por çfarë do të thotë bojkoti i seancave për masat e sigurisë? Një i ndaluar nga policia, nuk mund të qëndrojë në paraburgim më shumë se 72 orë, nëse nuk del para një trupe gjykuese për të mësuar nëse do të hetohet në gjendje të lirë, në arrest me burg, pa ose me afat, apo në arrest shtëpiak. Masat e sigurisë janë të detyrueshme për të ndarë nëse arrestimi është apo jo i ligjshëm, dhe në të kundër pas 72 orëve, askush nuk mund të qëndrojë në qeli.

Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e ka cilësuar të papranueshëm draftin e hartës së re gjyqësore ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.

Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Situata për hartën gjyqësore, Xhafaj te ‘Ligjet’: Situatë e papranueshme, dy javë pa gjyqe! Njerëzit prej avokatët

 

Situata e krijuar nga bojkoti i avokatëve për ish-ministrin e Drejtësisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, është e papranushme. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve Xahfaj ka thënë se Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje.

 “Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet ti bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit. U bë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bëjë avokatët që të tërhiqen, mund të bëjë që KLGJ të tërhiqet. Unë do të dëshiroja që ta përshpejtojmë këtë proces. Ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Pastaj se çfarë do të thonë ministria e financave etj, ne nuk e vendosim. Do të thotë që deri tani, në 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi”, tha Xhafaj.

Ora 10:45
Harta e re gjyqësorë, PD thërret në dëgjesë te ‘Ligjet’ ministrin e Drejtësisë, KLP-në, KLGJ-në dhe avokatët! Zhvillohet më 11 dhe 12 korrik

Partia Demokratike kërkon që të thërrasë në dëgjesë ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për problematikën e hartës e re gjyqësore. Ka qenë deputetja Dhurata Çupi e cila ka bërë kërkesën

"Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave", - tha Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

 

Ora 10:17
'Viktimat e para' të bojkotit të avokatëve? Inspektori i AZHBR dhe blegtori në Korçë prej 24 orësh presin masën e sigurisë, s’ka avokat

 

Një inspektor i AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo, që akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme ai favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitoni me pa të drejtë subvencione nga shteti dhe një blegtor, Shaban Zaçe, që do të përfitonte prej tij prej 24 orësh nuk po mësojnë dot masën e sigurisë. Kjo për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të cilët janë në bojkot. Burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca e djeshme është shtyrë, ndërkohë që e sotmja e parashikuar për paradite është shtyrë sërish për në 13:30.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2022 00:23

    Dhoma e Avokatise nuk mund te ndershkoje,apo me keq akoma, t'ju heqe licencen avokateve qe marrin pjese ne seanca gjyqesore.Keto masa ndershkimore merren vetem kur subjektet e siperpermendura kane thyer nje ligj,jane faktuar si te korruptuar,kane thyer kodin e etikes,te gjitha te provuara me vendim gjyqi te formes se prere.Ne rastin e mesiperm,kemi te bejme thjesht me //greve-thyes//,qe nuk mund te ndershkohen per veprimin e tyre.Edhe sikur grevistet pjesemarres te kene firmosur nje marreveshje per pjesemarrje ne greve(gje qe dyshoj t'a kene bere,me shume duket si marreveshje me goje) dhe jane te detyruar t'a zbatojne sepse eshte nje forme /kontrate/,prape nuk mund te ndershkohen me heqje licence,sepse kjo eshte shkelje ligji dhe njekohesisht presion nga organizatoret e greves dhe njekohesisht shkelje e te drejtes se shprehjes se vullnetit te lire,dhe mendimit.Nuk mund te ndershkohen pse zgjodhjen e tyre.

    Përgjigju
  • xxx: 01/07/2022 09:39

    Avokatet jane me keq se gjyqtaret e plepave duhet bere veting per aftesit profesionale se dhe shkollen e kane marre me para.

    Përgjigju
  • LABI: 01/07/2022 09:28

    ARTI!PO NE2012 ,NE 2011 KUSH E BENTE LIGJIN RAMA ?IK ORE MALOK I SHPIFUR ,TI DO KULICIN QE TA MBUSHTE TIRANEN ME LEGENER SI PUNA JOTE PO GERDECIN RAMA I VRAU PO NE 2011 RAMA I VRAU PPO NE 1997 RAMA VRAU3000 VETE ISHTE PER MREKULLI SHQIPERIA KUR JU MALOKET NA PRISNIT DRUTE NE TIRANE DRU ME PRE

    Përgjigju
  • labi: 01/07/2022 09:23

    JU duhet te jeni non grata ne shqiperi o njerez te superkoruptuar qe u bete milionera me para te e vjedhura ndaj popullit shqiptar.jeni model i shushunjave me gjakpirese te kombit duke cfajesuar dhe ata kriminele qe vrisnin me para/JUVE DUHET TU KONFISKOHEN GJITHE PARATE DHE TU LENE VETEM BREKET QE KISHIT KUR FILLUAN PUNEN

    Përgjigju
  • Populli: 01/07/2022 09:09

    Ju jeni seksere te krimit dhe politikes! Ndaj jush duhet nje veting edhe me i ashper..

    Përgjigju
  • Arti: 01/07/2022 09:06

    Nuk kemi me nevoje per gjykata dhe prokurori se ligjin e bejne Rama dhe Velija.Shtet terrorist .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë