Bojkoti i Kuvendit, në pikëpyetje 
ankimimet e PD në Kushtetuese

Bojkoti i Kuvendit, në pikëpyetje <br />ankimimet e PD në Kushtetuese
TIRANE - Opozita dhe përfaqësues të KLD kanë mbrojtur përpara trupës së gjykatës kushtetuese kërkesën e tyre për pezullimin e ligjit të mazhorancës për KLD-në. Anëtari i kësaj gjykate, Vladimir Kristo ka kritikuar opozitës për bojkotin e saj parlamentar, duke vënë në pikpyetje legjitimitetin e deputetëve të opozitës, përsa i përket ankesës së tyre në këtë gjykatë.

Bojkoti parlamentar i opozitës prej gati 5 muajsh vë në pikëpytje legjitimitetin e ankimimeve që PD po bën në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës. Këtë qëndrim e ka shprehur gjykatësi i Kushtetueses, Vladimir Kristo në seancën e kësaj të enjteje gjatë shqyrtimit të kërkesës së opozitës për pezullimin e ligjit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Në kushtet kur opozita nuk ka qenë në Parlament për t’u bërë pjesë e diskutimeve për ligje të rëndësishme, kur përfshihet dhe ai i organizimit dhe funksionimit të KLD-së, sipas gjykatësit Kristo ngrihen pikëpytje të mëdha ligjore për vlefshmërinë e ankimimeve të demokratëve në Gjykatën Kushtetuese.
 
Gjykatësi Vladimir Kristo: Duke bojkotuar punimet e kuvendit për këtë ligj, mendoni që 1e 5 e deputetëve (pra ju) e keni të legjitimuar kërkesën tuaj për të ankimuar këtë ligj?! Keni qenë ju pjesë e diskutimit të këtij ligji?

Oerd Bylykbashi (përfaqësuesi ligjor i PD-së): Ne jemi sot e kësaj dite pjesë dhe ne përfaqësojmë popullin, këtë kërkon kushtetuta. Ne jemi në ushtrim të mandatit tonë. Për rrjedhojë ne mendojmë që nuk ekziston asnjë ndalim ligjor për të na ndaluar të ankimojmë ligje.

Kristo: Më rezulton që partitë politike moderne e kanë zgjidhur me statut! Unë po ua them që është me pikëpyetje të madhe legjitimiteti i këtij ankimimi.

Demokratët i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për kërkuan shpalljen e ligjit për « organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë » si të papajtueshëm me Kushtetutën. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Ivi Kaso, ligji është miratuar me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që rregulloja e Kuvendit e ndalon këtë për ligjet me shumicë të cilësuar. Së dyti, demokratët pretendojnë se duke i kërkuar Presidentit të zgjedhë nënkryetarin e KLD-së nga lista e anëtarëve të propozuar nga Kuvendi, i merret kompetencë kreut të shtetit, që njëherësh është edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ligji nuk sqaron sesi shkarkohet anetari i KLD-së. Eshtë në këtë mënyrë e domosdoshme të vendoset një procedurë strikte. Ligji shkel parimin e sigurisë juridike sepse tregon vetëm për shkeljen, por pa treguar sesi. Kushtetuta në nenin 147 të saj e ka të qartë që nënkryetar i KLD-së zgjidhet nga presidenti mes njërit prej anëtarëve të KLD. Me ndryshimin ligjor qeveria kërkon që nënkryetari i KLD-së të dalë nga 3 antarët që zgjedh kuvendi. Kjo i heq kompetencën presidentit si propozues të nënkryetarit, ngushton dukshëm autonominë e gjyqësorit. Mohon anëtaret e zgjedhur nga konferenca gjyqësore", tha Kaso.

Dedja: Zv/kryetari nga radhët e KLD…Edhe ministri?!
Një tjetër pikë ngriti kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja, mbi mënyrën e i ntepretimit të aktit themeltar të shtetit. Debati është fokusuar në mënyrën e zgjedhjes së zvkryetarit të KLD-së, i cili sipas ligjit të ri të qeverisë zgjidhet nga rradhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi, ndryshe nga pretendimet e opozitës që duhet të zgjidhet nga rradhët e të gjithë anëtarëve të këtij isntitucioni.

Dedja: Ligji që kundërshtohet është edhe neni për zgjedhjen e nënkrryetarit të KLD-së. Mund të zgjedhë presidenti çdo anëtar të KLD-së si nënkryetar? Qoftë dhe ministrin?

Gazmend Bardhi, përfaqësues ligjor i PD: Ministri dhe kreu i Gjykates së Lartë nuk mund të jetë zv/kryetar i KLD-së.

Dedja: Unë lexova kushtetutën, aty thuhet fjalë për fjalë që mund të zgjidhet nga rradhet e anëtarëve të KLD-së

Në përmbyllje të seancës trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendimin e saj, pas prezantimit të kërkesave të të gjitha palëve të interesuara. Në dalje, deputeti demokrat Bylykbashi është shprehur i bindur se peshorja do të anojë në krahun e opozitës.
 
‘Ky nuk është intersi i publikut, i askujt që do të mirën e progresit të Shqipërisë. Nuk mund të bënim gje tjetër veçse t’i drejtoheshim Gjykatës Kushtetuese. Ky kryeministër me gjuhë denigruese godet përditë gjyqësorin që të mbyllë aferat e tij korruptive e kriminale. Është detyra jonë jo vetëm të gjendemi në aolën e kuvendit që e kanë marrë peng, po kudo në cdo institucion’, deklaroi deputeti i PD.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim një tjetër ankimim të Partisë Demokratike, atë për ligjin e Gjykatës Administrative, e konkretisht, pikën që përcakton se ndihmësat e gjyqtarëve zgjidhen nga qeveria.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore