Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!

Tirane- Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, në Tiranë merr fund sot. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Regep Tayp Erdogan prenë pasditen e sotme shiritin e hapjes së xhamisë më të madhe në Ballkan.

Xhamia e ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, themelet e të cilës u hodhën në 2015 u hap sot për të gjithë besimtarët myslimanë. Xhamia do i shërbejë 10 mijë besimtarëve dhe kujdestar do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohje për presidentin turk për ndërtimin e këtij tempulli që do të jetë një nyjë për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve

'Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë. Miku im i gjithnjë mirëseardhur në Shqipëri në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta, për përkushtimin tënd vëllazëror, për t’iu përgjigjur lutjeve të Komunitetit Mysliman Shqiptar... I dha bashkësisë myslimanë të shqiptareve mjetet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie të madhe, e cila ndër breza do ta dëshmojë gjestin tuaj  dhe do tu flasë të gjithëve për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve dhe vendeve tona" tha Rama. 

Një urim pati për kryemyftiun e Tiranës Bilal Teqja që do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli nga i cili uroi dhe që Shqipëria të ecë para në rrugën pa kthim

Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal  Teqja (Gazment Teqja) i cili prej sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve myslimanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje.

Presidenti turk Erdogan e quajti simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë xhaminë e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan.

Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, adhurimi por është menduar multifunksionale që do i shërbejë besimtarëve në cdo aspect, duke e menduar si një kompleks social ku brenda saj ka sallën e konferencës, bibliotekën dhe dhoma studimi dhe ashensorë për të gjithë ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të xhamisë' tha Erdogan duke theksuar se është i vendosur për të thelluar bashkëpunimin. 

Xhamia është dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë për të cilët kishte një mesazh të qartë.

"Nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, e paqes dhe nuk duhet ti lëmë bosh fushën të gjithë atyre grupeve apo qarqeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale" tha presidenti turk.

Nga tempulli i Zotit kreu i shtetit turk nuk harroi të kujtonte edhe vuajtjet e popullit mysliman dhe islam në botë, kryesisht në Palestinë dhe Izrael, duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

Ai përmendi 50 mijë të vrarët dhe 100 mijë të plagosurit palestinezë në Gaza dhe luftën e re në Liban, duke theksuar se “Izraeli dhe Netanyahu nuk kanë ndërmend të tërhiqen” apo për të synuar paqen.

Dhjetra besimtarë ishin të pranishëm në ceremoni. Xhamia ishte e zbukuruar me flamujt kuq e zi dhe të Turqisë. Madje mes besimtarëve ka pasur dhe banderolë të presidentit Erdogan apo besimtarë që mbanin flamurin turk. Xhamia e Namazgjasë konsiderohet më e madhja në Ballkan dhe është realizuar si një dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri. 
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë ceremonisw se Namazgjasw, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai.Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

 

Pamjet nga brenda xhamisë së Namazgjasë dhe besimtarët duke e vizituar

Pak pas përurimit të xhamisë së madhe të Namazgjasë, ku shiritin e prenë presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama, është kënduar edhe ezani i parë pas ceremonisë.

Ka qenë imami Ahmed Kalaja ai që publikoi në rrjetin social Facebook edhe një video nga ky moment, që zgjat 5 minuta dhe ku shfaqen edhe pamje të veçanta nga brenda xhamisë së madhe.

Bie në sy madhësia e saj dhe arkitektura e veçantë. Muralet me motive të besimit fetar dhe historike, punimet artizanale mjeshtërore dhe ngjyra e bardhë që mbizotëron në tavane. Kubeja (Kulmi), harqet artistiko-arkitekturore, larjet e arta dhe deri te lampadarët e mëdhenj.

Po kështu edhe numri i lartë i besimtarëve që ndodheshin si për të parë këtë xhami, por edhe për t’u falur.

Ora 17:42
Përurimi i Namazgjasë, Erdogan kujton myslimanët e vrarë: Izraeli dhe Netanyahu po bëjnë gjenocid në Gaza, po zgjerohet dhe në Liban! S'duan paqe! (E PLOTË)

Teksa mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët që kontribuan sadopak në ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, që u përurua sot pasdite (10 Dhjetor), presidenti turk Recep Taip Erdogan ngriti lartë vlerat historike të miqësisë dhe vëllazërisë turko-shqiptare, duke përmendur solidaritetet në rastet e fatkeqësive në dy vendet, si ato të tërmetit.

Por kreu i shtetit turk nuk harroi të kujtonte edhe vuajtjet e popullit mysliman dhe islam në botë, kryesisht në Palestinë dhe Izrael, duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

Ai përmendi 50 mijë të vrarët dhe 100 mijë të plagosurit palestinezë në Gaza dhe luftën e re në Liban, duke theksuar se “Izraeli dhe Netanyahu nuk kanë ndërmend të tërhiqen” apo për të synuar paqen.

Fjala e plotë e presidentit Erdogan:

“Më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia më të përzemërta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu, së bashku me juve.

Dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat.

Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut që xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, që u nis më 2015, të sjellë dobi për gjithë myslimanët mbarë në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falënderimet e mia më të thella, veçanërisht mikun tim, Kryeministrin Edi Rama, që dha ndihmën e tij përgjatë procesit të ndërtimit të xhamisë të ndërtuar me kontributet e Turqisë, dua të falënderoj edhe shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore.

Xhamia e Namazgjasë, një xhami me e madhja në Ballkan, që tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona, që i kanë rrënjët të thella, duke tejkaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë, e cila në brendësinë e saj transmeton si traditat në të ardhmen, edhe në të lashtësisë e historisë tonë dhe deri tek teknologjia e kohës së sotme, siç e shikoni ndërthuret edhe arkitektura osmane islame.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar në mbi 10 mijë metra katrorë, do i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që do e falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma me e gjerë, multifunksionale, që do i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, atë social, ku ka bibliotekë, salla studimi dhe ashensorë për ata që janë me aftësi të kufizuara.

Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e bashkëjetesës së kulturës së dy vendeve, dy kulturave që ndodhen brenda kompleksit të xhamisë së Namazgjasë.

Dhe njëkohësisht duhet të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do jetë simboli miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh.

Dhe një herë këtu në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë vepër kaq madhështore, që do mahnisë të gjithë ata që do e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore dhe integritetit të brendshëm, për një vepër kaq të paprecedentë.

Dua të theksoj një fakt këtu, se prioriteti ynë është të thellojmë akoma më tutje marrëdhëniet tona raportet miqësore vëllazërore me Shqipëria, meqë e kemi detyrim që buron nga raportet e mira të vëllazërisë, që buron nga sinqeriteti.

Janë dy kombe të cilat, janë dy popuj të cilët vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin, në çdo rast fatkeqësish dhe i kanë qëndruar njëri-tjetrit në çdo rast në krah.

Dhe së fundmi solidariteti i treguar nga popull turk e shqiptar gjatë tërmeteve në vendet tona, ka dhënë shembull konkret për mbarë komunitetin mbarëkombëtar.

Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti të sinqertë vëllazëror mes vendeve tona ka qenë spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi në Fier dhe rezidencat dhe shtëpitë e ndërtuara në qytetin e Laçit.

Dhe dëshiroj të theksoj faktin se, përsa kohë do vazhdojmë kështu me këtë raport miqësor vëllazëror, do vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë.

Të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, në qytetërimi dhe mendimi islam ekziston në zemrën e jetës dhe qendrën e civilizimit dhe themelet e qytetërimit.

Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta, ku reflektohen vlerat shpirtërore dhe që burojnë nga zemra, për të cilat lavdërohen nga shoqëria dhe vëllazëria dhe nxisin bashkëpunimin dhe solidaritetin, duke mbajtur të gjatë unitetin e kësaj xhamie edhe në praktikë.

Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani me zë të lartë apo vende vetëm për t’u adhuruar po të thirrur njerëzimin në monoteizëm, në mirësi, në adhurimin e Allahut në një të vetëm dhe të bashkojë myslimanet në kupolën e vetme.

Kjo është feja jonë e madhe, e cila në një farë mënyre na imponon detyrën neve si myslimanë, që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’u dalim zot dhe t’i mbrojmë ato.

Njësoj sikur sot, që po ndërtojmë dhe po hapim xhami, duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen që të gjithë së bashku t’i mbajmë këto vlera që na ofron xhamia, e t’i mbajmë gjallë mes nesh.

Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe nuk duhet t’ia lëmë bosh atyre grupeve a qarqeve, që ushqejnë interesat e tyre dhe për qëllimet e tyre personale.

Pra kjo është detyra e çdo myslimani, që e ka vetëdije dhe e ka ndërgjegje, kështu që xhamia e Namazgjasë është e vëllezërve tanë myslimanë, me zemër dhe ndërgjegje të pastër.

Turqia do vazhdojë të qëndrojë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe ju përcjell mbështetjen të gjithë atyre që janë sot këtu.

Të dashura motra dhe vëllezër e mi shqiptarë, siç e dini ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara në territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër tanë palestinezë që kanë rënë shehit dhe 100 mijë plagosur, janë bombarduar xhami, sheshe, shtëpi, universitete, spitale, tregu i punës ku ata ushqeheshin.

Sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve dhe tani Izraeli e ka çuar politiken e tij agresive sulmuese barbare, në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, që të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit në Palestinë.

Netanyahu dhe Izraeli s’ka ndër mend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi me sulmin ndaj Libanit.

Të dashur vëllezër e motra, edhe një herë i bëj thirrje komitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë, edhe një herë ndaj myslimanëve, të kemi mirësi e ndërgjegje, e të mbajmë qëndrim të përbashkët.

I lutem Allahut, të gjitha adhurimet dhe lutjet të pranohen te i madhi Zot!

Xhamia jonë e Namazgjas të jetë e hajrit, të sjellë dobi për myslimanët e gjithë Ballkanit, me ndjenjat e mia me të përzemërta, me konsideratë dhe me dashuri”.

Ora 17:36
Përurimi i Namazgjasë, Rama uron kryemyftiun e Tiranës, Bilal Teqja: Do jetë kryekujdestari i këtij tempulli

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, tha se kujdestari i Xhamisë do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

“Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

Ora 17:13
Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit

 

Pas fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Rama shkoi dhe përqafoi presidentin turk Erdogan.

Rama në fjalim falënderoi Erdogan për ndihmën e madhe të dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Rama e çmoi presidentin turk si mik dhe popujt shqiptarë e turq si vëllezër.

Ora 17:00
Çelja e xhamisë së Namazgjasë, Rama falenderon Erdogan: Miku im, në shtëpinë tonë të vogël ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror

 

Rama në fjalën e tij gjatë hapjes së xhamisë së Namazgjasë falenderoi presidentin Erdogan për ndihmën e tij për ndërtimin e kësaj xhamie. Gjithashtu Rama përmendi dhe vargje nga Kurani. Në fund kryeministri nuk la pa përmendur edhe flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

'Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti mik im presidenti Erdogan. Shumë e nderuara zonja Erdogan. Fort të nderuar klerik, të dashur miq. Fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të krijuar adhurimi kaq i pritur nga komuniteti mysliman ndër vite.

Kjo faltore që frymon nga një besim universal është trashëgimia e një populli të tërë që mishëron që profeti tha.

Ky sihariq i veçantë i përurimit, fryt i përpjekjeve të bashkëkombasve tanë të besimit islam dhe dashamirësisë së vëllezërve nga Turqia më çon pas në 14 nëntor 2014, 10 vite më parë kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë.

Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë duhej për të pastruar truallin e Namazgjasë të bërë shesh pazari të imponuara në hapësirën e lutjeve shpresës dhe nevojës për ta pasur ata tempullin e tyre në kryeqytet njësoj si bashkëkombasit e besimit katolikë, ortodoksë dhe bektashi.

Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të hynte e pastër në jetën e besimit si objekt kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare dhe njerëzit bashkëjetojnë siç tha Papa Françesku tha kur erdhi në Shqipëri jo në harmoni por në vëllazëri fetare. 

Dhe ja sot pas plot 10 vjetësh xhamia hyn në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i besimit dhe i një ajeti prej 6 syresh të Kuranit që me dashuri na dhuroi një hafiz i madh tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu.

Si çdo faltore ku gjen paqe çdo shqiptar kjo xhami e Namazgjasë është një vend i shenjtë.

E këtij vendi nuk mund ti këndohet më mirë se në shqipen e Hafiz Ibrahim Dalliut.

Qfotë me jetë kjo faltore, vend i sigurt për gjithë fëmijët e Ibrahimit. Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë. Le të mbetet në kohë të kohëve sihariq i madh gëzimi.

Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë miku im. Në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror duke u bërë thirrje zëri i tyre. I dha myslimanëve mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. E cila do flas për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve.

Qoftë e mbarë edhe për myftiun Bilal Teqja, u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe e drejtoftë në majën ku duam, të ngjisim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.'

Ora 16:34
Erdogan mbërrin tek Xhamia e Namazgjasë për inaugurimin, pritet nga disa nxënës shkolle dhe kryeministri Rama

1728570998_erdghoandherama.JPG

Foto: Edi Rama dhe Recep Taip Erdogan

Erdogan dhe Rama mbërrijnë tek Xhamia e Namazgjasë, e cila pritet të inaugurohet sot.

Presidenti turk mbërriti me eskortë tek xhamia ku u prit nga disa nxënës shkolle dhe kryeministri Rama së bashku me gruan e tij, Linda Rama.

Ndërkohë në xhami dhe pranë saj janë mbledhur shumë besimtarë dhe qytetarë që do ndjekin ceremoninë e inaugurimit. 

Ora 16:16
VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia, besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

Besimtarët myslimanë po I nënshtrohen një kontrolli të rreptë përpara se të hyjnë në xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku dhe pritet të bëhet ceremonia e inaugurimit dhe ku I pranishëm do të jetë dhe presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan.

Shikoni videon.

 

 

Ora 16:00
Xhamia e Namazgjasë plot me besimtarë, presin Erdogan për ceremoninë e hapjes (VIDEO)

Tashmë gjithcka është gati për ceremoninë. Dhjetra besimtarë janë pranë xhamisë e cila do të jetë më e madhja e Ballkanit. Në orën 17:00 do të bëhet inaugurimi ndërsa i pranishëm do të jetë dhe financuesi kryesor, Presidenti i Turqisë, Regep Tayp Erdogan

Në Xhami do të mund të falin namazin 10.000 besimtarë në të njëjtën kohë.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sternipat e Gjergj Kastriotit: 11/10/2024 16:09

    Shqiptarët duhen te pagëzohen të gjithë katolike dhe me vullnet të lirë. Aty duhet te ndodh bashkimi i parë i shqiptarëve; të bashkohen zemrat e kokat e pastaj tokat. Bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë tek Gjergj Kastrioti, dhe ti tregojmë Ballkanit dhe Evropës se ata nuk janë turq as grekë as serbë, por janë stërnipat e Kastriotit.

    Përgjigju
  • Ajo: 11/10/2024 10:41

    Akoma tek xhamite keni mbetur ju aty?Do te ktheheni prap aty ku ishit para 500 vjeteve?Turp te keni

    Përgjigju
  • Adi: 11/10/2024 04:32

    Ne fillimet e shtetit shqiptar, komumiteti mysliman ishte spikaste per pavaresi nga Stambolli. Bashke me ate ortodoks. Ndersa ai katolik ishte nen ndikim te forte prej Italie. Sot, katoliket jane ne anen tjeter, ndrsa ortodokset e sidomos myslimanet kane rreshkitur ne otomanizem. Vetem se produkti i shemtuar neokomunist Rama per hir te pushtetit na paskesh qene nder me te degjeneruarit spiune qe ka njoh vendi por edhe bota. Spiuni me i madh i ballkanit!

    Përgjigju
    • Turi: 11/10/2024 08:06

      Hapni veshët o të shurdhuar, e tha në sy të z.Erdokan, "do ngrejmë flamurin e Skënderbeut" Jo e hoqi bustin jo nuk e hoqi. Të lumt kryeministër. Jo po si disa kryemintra të tjerë, që edhe kur dilnin me personalitete të huajë në fotografi, pozonin shtrembër nga kontraktimi.

  • Kasem Gahinji: 11/10/2024 03:01

    Nuk me pelqen qe ne TITULL,ndaj refuzoj ta Lexoje:- Flamuri kombetare dhe Gjergj Kastrioti lidhjen me xhamine dhe fene myslymane.Nje njolle e zeze mbi heroin tone kombetare ,i cili ne asnje nga veprimtarite e tij nuk e lidh vehten me fene myslymane.Aq me teper qe kur valevitej flamuri kombetare i Skenderbeut ,ne Shqiperi nuk ekzistonte as si Fe,as si institucion feja myslymane.Deliri i madheshtise i Edi Rames eshte ne rritjen.Mban dhe abuzon me fjalen rilindje,por vetem rilindasit Kane deklaruara " feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2024 01:21

    Ato zbukurimet blu ne te bardhe ne kupolen e xhamise ngjajne me ato te porcelaneve kineze-/China blue/.S.d.q sot z.Rama,pavaresisht se na beri /vellezer/ me turqit,pavaresisht se u perqafua me Erdoganin si Xhaxhi dikur me Hrushovin,meriton nje / big like/,vetem qe i kujtoi sulltanit pa kurore te Turqise mu ne fytyre e pikerisht gjate ceremonise se inagurimit te xhamise,Skenderbeun dhe Ismail Qemalin!! Bravo z.Rama!

    Përgjigju
    • Or tej: 11/10/2024 19:22

      Gjithsesi turqisht ja permendi emrin e Gjergj Kastriotit or teeeejjjjj

  • Arben: 10/10/2024 23:10

    Dronet ti perdorim kunder opozites , qofte duke vezhguar levizjet e tyre qofte duke qelluar kur bejne akte terroriste kunder Shqiperise! Opozita eshte armiku me i madh i popullit tone!!

    Përgjigju
  • Lali: 10/10/2024 22:53

    O Rama shkarkoje ate Residentin Begaj se na turperoj

    Përgjigju
  • Ani: 10/10/2024 17:45

    Po te ishte per turqit e muslimanet ne Shqiptaret do vdisnim per buken e gojes .Po zoti e beri Shiperin ne mes te Europes qe po na mban me pun dhe buk .Italia France Gjermani Belgjig Austri Zvicer. Thone jam musliman por punoje jetojne ne vendet e Krishtera ,

    Përgjigju
  • Gabeli: 10/10/2024 17:25

    o edi rama do vinte dita qe ky turkoshaku do te kerkonte gjera qe jane poshteruese per dinjitetin e ketij kombi. dronet kamikaze jane per te marre jete njerezish jane arme ofensive dhe jo difensive. nese na dhuroi xhamine ska pse vendos kushte - mund ti kishe thene merre mbrapsht se ky popull nuk pranon dhurata me kushte. edhe drejtuesin e xhamise ta vuri bektashi per tu tallur me ty, me ne me muslumanet dhe me bektashinjte. kurani thote qe dhurata me kusht eshte HARAM

    Përgjigju
  • Turku: 10/10/2024 16:18

    1 shekull mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë