Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka propozuar që deputetët e opozitës të ngujohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, derisa ky i fundit të respektonte parlamentin dhe t’i jepte deputetëve të drejtën e fjalës.
“Unë e kam thënë mendimin shumë mbledhje më parë, që prej seancës së parë të palemantetit që shoku Peleshi nuk na lejoji të mbanim fjalën e parë, ne duhet të kishim të shkuar të zyra e tij dhe të ngujoheshim në parlament derisa të na jepej e drejta e fjalës. Për mua ka disa teori, por në gjykimin tim unë kam qenë që ne të shkonim tek zoti Peleshi dhe të respektonte Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo nuk ka lidhje me disfatën e opozitës. Ne kemi lozur me një portë. Kjo ishte lojë me një portë”, tha Korreshi.
Lajmi kryesor:
U fsheh pas kandidatëve të pavarur, Berisha pas disfatës: Ishte farsë, ata bënë të pamundurën! Platformë te Kryeministria, të ikin Rama e Balluku












