1769692344_tabakudhebardhi.jpg

Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi

Në Konferencën e Kryetarëve po debatohet lidhur më kërkesën e PS për ndryshimin e formulës së komisionit për Reformën Territoriale, ku kërkon që të marrë shumicën. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se nuk mund të bëhen ndryshime vetëm se opozita nuk ka shkuar në mbledhje, duke theksuar se është e drejta e PD-së.

Pavarësisht kundërshtimit të demokratëve, PS vijon ti qëndrojë mendimit që duhet të ndryshojë formulën pasi sipas tyre nuk mund të bllokohet puna, pasi duhet të kryhet reforma.

Jorida Tabaku: Nuk është normale që kur opozita nuk shkon në një komision të ndryshojë. Është e drejta e PD, ka të drejtën e vetos.

Gazment Bardhi: Nuk është bojkotuar mbledhja, thjesht në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët tanë sepse kanë pasur angazhime të tjera. Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht.

Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’, PS ultimatum PD-së: Ejani të hënën ose marrim shumicën! Opozita lëkundet për bojkotin