ZVICËR, Duebendorf - Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo.
Në arenën "The Hall" 27-vjeçari shqiptar mposhti rivalin që në karrierë shënon 24 fitore, 23 nga të cilat me K.O. (knockout) dhe vetëm dy humbje. Nisja e mirë dhe boksimi me nivel bënë që në raundin e dytë Uldedaj të fitonte me K.O. teknik dhe të ngrinte flamurin kuqezi.
Ky është suksesi i 19-të në karrierë për Jurgenin, 8 mes të cilave me K.O.; ndërkohë që shqiptari ka vetëm një humbje. Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist WBO, WBA, IBF, WBC.
Rivali i Uldedaj, Puhalo ishte i renditur mes dhjetë më të mirëve në botë deri para këtij dueli.