'Boll me fjalë'/ Rama sherr me komentuesit: T'u sos durimi ty? Jeton, në Hënë apo Shqipëri?!

'Boll me fjalë'/ Rama sherr me komentuesit: T'u sos durimi ty? Jeton, në Hënë apo Shqipëri?!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në faqen e tij në Facebook pas deklaratës për konfliktin te 'Petro Nini'. Njëri prej ndjekësve ka kërkuar nga Rama që qeveria të hetojë gjyqtarët dhe të sekuestrojë pasuritë e pa justifikuara. Ndërkohë që e fortë ka qenë përgjigja e kryeministrit. "Më fal ti ku jeton, ne hene apo ne Shqiperi?!

Ta bej kete pyetje sepse nderkohe ne Shqiperi po ndodh hetimi i pasurive te gjykatesve dhe jane bere mbi 60 qe jane sikterisur nga sistemi per shkak te pasurise se pajustifikuar! Ndersa qeveria qe ta marresh vesh ti, nuk heton gjykates dhe nuk sekuestron pasurite e gjykatesve, sepse nuk jetojme ne komunizem sikunder edhe ta kam shpjeguar, sepse kete teme e kemi mbyllur ne vitin 1991".

Një tjetër qytetar shprehet se i është sosur durimi, ndërsa Rama përgjigjet duke thënë se do të vijojë që të punojë që të bëjë shtet. "T'u sos durimi ty? Epo bej si te besh vella, se mua s'me soset durimi sepse e di mire se c'do te thote te besh shtet duke luftuar jo vetem me te shkuaren, po edhe me mendesine e hatashme qe shteti duhet per tjetrin, por jo per veten".

 

 


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 13/03/2019 06:19

    Ne sistemin demokratik kur fiton nje shumice qe quhet mazhorance ngarkohet te drejtoje shtetin dhe politiken!Pra ti si mazhorance je aty per te rregulluar cdo gabim qe kane bere mazhorancat e kaluara ose lere ate pune dhe leroja tjetrit qe e ben!Ke 6 vjet ne pushtet dhe ke ardhur me premtimin per te bere ndryshime.Cfare do thuash pas 4 vitesh te tjera?

    Përgjigju
  • Zefi: 13/03/2019 00:06

    Z Rama. Ka ardhur koha ta lesh kete pune TE ESHTE VENE POPULLI SE ESHTE IPA KENAQUR NGA QEVERIA JOTE

    Përgjigju
    • miri shkoder: 13/03/2019 20:26

      o Zef o i madhi Zef, po fjale rande paske ken o burre ahahahahaha, me 7 fjale qe paske komentu te kekan pergjigj me 1700 fjale, dhe per nga shkrimi me duket dore e per'afert me KM. Te falenderoj o i madhi Zef qe nuk keke zgjat ma shume se nuk do kishim arrit me lexu pergjigjen mandej se kushedi sa e gjate do ishte ahahahahahaha!!!!

    • gega: 13/03/2019 12:31

      o Zef o i madhi Zef, kush eshte ky popull qe i eshte vene amon se nuk po e dime. Populli e tregon mendimin ne votime. ska rednesi se cfare votimesh jane, a jane per bashki a jane per parlament.Bujrum ne zgjedhje ne 30 Qershor vlla, dhe nje dite me mbas te pres te pijme nje birre dhe te diskutojme se kush eshte populli i vertete.ka shume pakenaqesi kur ke cerek shekulli qe nuk paguan as uje as drita. dhe nuk ke as taksa dhe takime se ne vend te kuponit tatimor jepje nje cope gazete sporti shqiptar cu kishte te shkruara shuma marramendese lekesh. eshte normal qe shume te merziten , eshte normal qe shume te merziten sepse nuk ka pune , sepse ngaqe jane mesuar me nga 300/500 euro dollare apo Paund ne muaj qe ju dergojne nga jashte , nuk pranojne te punojne per 25000 apo 35000 leke se ju duket pak.. me kete metalitet nuk shkohet kurre perpara sepse duhet punuar dhe vetem punuar pa asnje rezerve ne cdo moment dhe ne cdo vend. Pune ka sa te dush , thjeshte duhet te pranojme se pagesat jane gjithmone ne nivelin e vete ekonomise qe ka shteti..nga 120 mije lek qe ishte rroga minimale para 10 vitesh tani po shkon drejt 300 mije, pra dicka ka leviz, dhe nuk eshte pak por goxha.. do thuash ti o Zef se ka probleme dhe plot menxyra qe nuk kaperdihen , po vlla ke te drejte ka dhe ka sa te duash si ne cdo kohe ne cdo vend dhe ne cdo qeveri. Problemi eshte se ketu ca qe jane te dhjere deri ne brez me pislliqet qe kon bo deri para ca kohesh dalin dhe bertasin sikur nuk e ndjejne fare eren e mu.it qe ju ka marre shalet, dhe thone ne jemi qelibare ne jemi shembull i perfeksionit. si keta ka ne secilin krah Zef, dhe koha ngadale do i qeroje te gjithe. Sa per Ramen cfare me te thone , o vlla , ka nje shprehje te vjeter qe thote "fshati qe duket sdo kallauz" ndaj si po e shikon edhe me siper , kur te dale ne Shqypni nje Kryeminister si puna e tij qe eshte ne gjendje ne cdo kohe te komunikoje me kedo , kudo dhe per cfare do , atehere , kane te drejte per te fole per te.. Shikoji vete te gjitha bej nje analize te thjeshte jo te pislleqeve qe jane pjese e cdo shoqerie , por te cfare nuk kishte dhe tashme ka Shqiperia.. don apo sdon ti u miku im dhe te gjithe ata qe jane kundra Rames, gjerat po ecin perpara vlla..Cdo cep i Shqypnise edhe ato me te humburat po marrin nje fytyre tjeter.. sido qe te jete situata per kete arsye une mendoj se ky njeri dhe qeveria e tij duhen lene qe te vazhdojne projektin e tyre per nje Shqiperi edhe me te mire se me e mira qe eshte tani. Te pershendes o Zef me besimin se edhe pse kemi akoma disa qe nuk duan , Shqiperia do te behet dhe do te behet nje vend per tu patur zili..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë