Bollino: Një përgjigje me dokumente ndaj një gënjeshtre të Jamarbër Berishës

Bollino: Një përgjigje me dokumente ndaj një gënjeshtre të Jamarbër Berishës

Jamarbër Berisha

Një mik më nisi sot një postim të shkruar kundër meje, bërë disa ditë më parë nga Jamarbër Berisha. Askush nuk e kishte vënë re sepse pesha e tij është baras me zero, por ajo që më bëri përshtypje është transformimi që ka pësuar JB në krahasim me vitin 1993 kur ishte krah meje si vullnetar për të pastruar plazhin e Durrësit. Atëherë ishte një i ri modest, i hapur, i qeshur dhe plot ëndrra, ndërsa sot një milioner plot urrejtje, mbyllur brenda klanit të tij, i verbuar nga tërbimi dhe nga gënjeshtrat. Sindroma tipike e njerëzve që rrinë rreth plakut Berisha, të cilët arrijnë të rikthehen në normalë (dhe të lirë) vetëm kur largohen nga influenca e tij.

Postimi i Jamarbër Berishës është plot me të njëjtat shpifje qesharake të përsëritura me mijëra herë nga vjehrri plak (për të cilat edhe është dënuar nga gjykata si shpifës) dhe nga zëdhënësit e tij, dhe tregon edhe në këtë gjë që nuk ka as karakterin për të prodhuar ndonjë ide të re që të mos jetë certifikuar më parë nga familja. Por nga të gjitha shpifjet që ka shkruar, njëra meriton një përgjigje. Jamarbër Berisha shkruan:

''Mu tek toka që Rama po ia fal Carlos për shërbimet e tij lëpirëse, rastësia e solli që familja Begeja të ketë 330 m2 (...). As unë dhe asnjë trashëgimtar i familjes Begeja nuk pati asnjë pretendim, as për kompensim me para e për asgjë. Ia lamë 330 m2 tokë Bashkisë për Gjimnazin. Pikë. Ngjashëm edhe pronarët e tjerë të tokës aty nuk e kërkuan kur morën vesh se do ngrihej gjimnazi''.

Sigurisht edhe kjo që shkruan është falso. Siç mund të lexohet lehtësisht në dokumentin e marrë nga hipoteka, Jamarbëri dhe të gjithë 47 trashëgimtarët te tjera kanë pretenduar të marrin nga Shteti edhe atë copëz tokë (në të vërtetë janë 300 metra dhe jo 330 dhe secilit i ka takuar 6.3 metra tokë). Jambarbëri nuk ka hequr dorë nga asnjë centimetër tokë dhe është absolutisht e pavërtetë që ia ka lënë Bashkisë për të ndërtuar shkollën. Procedurat për kthimin kanë nisur në vitin 1996 (një vit para se vjehrri të binte nga froni i përfshirë nga piramidat që kishte lënë të mbysnin popullin) dhe u konkluduan me 21.03.2007 (dy vite më pas ringjitjes në fron të regjimit të tij). Sigurisht, në hapësirën e ngushtë të një trotuari ishte e vështirë të ndërtonte kulla si Jamarbëri ka ndërtuar rreth 100 metra më poshtë, por në urinë e tij të tmerrshme për toka nuk ka hequr dorë as nga ato 6.3 metra katrorë “të destinuara për një shkollë”. Duke thënë sot të kundërtën, duke e shpalosur atë edhe si meritë, bën një gjë të ulët.

Lista e gjatë e 48 trashëgimtarëve që kanë ndarë ato 300 metra katrorë të trashëguara edhe nga Jamarbër Berisha e bën akoma më misterioze origjinën e pasurisë së tij personale, që edhe duke pranuar se pronat e tij të jenë me të vërtetë fryt i një trashëgimie të pasur, kuota e Jamarbër Berishës mbetet megjithatë 1/48. Pra, edhe 47 trashëgimtarët e tjerë janë bërë milionerë si puna e tij?

Regjistrimi përfundimtar i pronës në hipotekë që JB  pretendon se nuk e ka marre, është bërë me 27.08.2012, në të njëjtët muaj kur Jamarbër Berisha ishte punësuar nga “kunati” Lulzim Basha si konsulent i bashkisë për të bërë planin rregullator të Tiranës, pra projektin ku vendoset se mbi cilat toka ndërtohet dhe në cilat toka jo. Fakti që Jamarbër Berisha pohon se është një nga pronarët kryesorë tokash në Tiranë (gjithnjë ''për meritë të trashëgimisë'' natyrisht) dhe në të njëjtën kohë ka qenë konsulent i Bashës për të hartuar planin rregullues të ndërtimeve të kryeqytetit, nuk i shkon fare në mendje se tregon një konflikt skandaloz interesi.  Mbi bazën e këtij plani rregullues në 18 gusht 2013 ''kunati'' Basha ka firmosur një leje për të ndërtuar 28.000 metra katrore, 17 pallate, tek  ish-kompleksi Partizani që vlerësohen mbi 20 milionë euro. (Ish kompleksi Partizani është një tjetër tokë që Jamarbëri pretendon se e ka të trashëguar bashkë me të tjerë qe ai e ka marre nga Sali Berisha ne mars 2007 bashke me ato 300 metra). 

Ne 26.01.2014, vetëm 6 muaj pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, Jamarbër Malltezi, futet si aksioner me 35% të aksioneve të kompanisë pronare e kompleksit miliarder. Një operacion i mbajtur i fshehtë për 4 vjet, pasi vetëm në 27.12.2018 transferimi i aksioneve u regjistrua në QKB. Me cilat leke JB ka blerë aksionet? Dhe me cila lekë ka financuar ndërtimin? Dhe mjafton ajo 1/48 e bashkëpronësisë të tokës së trashëguar për të justifikuar fitimin e 35% të të gjithë pronës? Por dihet se transparencën familja Berisha e kërkon vetëm për kundërshtarët, ndërkohë që pisllëqet dhe konfliktet e interesit në kohën e Berishës dhe të Bashës ishin medalje për të shitur mend dhe jo indicie e përgjegjësi penale, dhe të amoralitet politik.

Sa i takon pastaj historisë së shkollës që do të kishte lindur në tokën afër trotuarit të tij e mbi të cilën Jamarbëri nuk kishte asnjë titull pronësie se përndryshe do ta kishte gllabëruar edhe atë,”kunati” i tij Lulzim Basha nuk ka tentuar kurrë të ndërtojë ndonjë shkollë. Këtë hapësirë të braktisur, me një godinë të rrënuar, unë e kam kërkuar ta marr (vetëm me qira!!) sipas ligjeve të shtetit shqiptar, të cilat i kam respektuar përherë si të shenjta në gjithë punë e jetën time. Ndryshe nga mijëra klientë politikë të familjes Berisha, kurrë nuk kam fituar pronësi mbi asnjë centimetër toke apo pasuri publike në Shqipëri.

Harta treguese e rregjistrimit

 

Kartela e pasurisë së palujtshme

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli 2: 08/04/2020 11:31

    Komentoj vicidolin 1, ke te drejt or burr berisha eshte i pari i shqiptareve dhe ben cdo doje qejfi

    Përgjigju
  • Vicidoli: 08/04/2020 08:16

    Birisha asht pronar i tan Shqipnis dhe Tiraned ban si idon qejfi

    Përgjigju
    • Ben Tironci: 08/04/2020 08:40

      Berisha bon mire me hanger nje m** te modh bashke me kollovarin Malltezi

  • Pheter: 08/04/2020 08:08

    Jam Arber? E felliqi Arbrin e vertet ky kollovari e Berishajve.Jamleshi,hyri kollovar ne nje soj,qe edhe soji Serb ku ata trashegojne ne gjak,kane marre lemeri me hajdutllekun qe po shohin ne ate rrace.Mos u ngopshi kurre,babezia ju henger kokat me njeri tjetrin.Nuk na ngelet gje tjeter se te shpresojme ne drejtesine "divine",spaku eshte shume i zene me probleme me te rendesishme,si per shembull,hajdutet e pulave,ata po,jane prioritet kombetar.

    Përgjigju
  • Tironci: 07/04/2020 23:48

    Bravo Bollino si gjthnje i sakte kundra ketyre kriminelo bandita te PDse.

    Përgjigju
  • CaBone: 07/04/2020 23:39

    I dashur Z. Bollino. Me gjith respektin qe kam per ju personalisht, nuk duhet te mereninme shkrime te tilla sepse beni nje popull te ndihet i pa vlere dhe shprese se ne horizont se ai vend mund te behet. Ate qe eshte ber nga 30 vjet ne Shqipri e gjykon vet populli se sjan budallenj. Por shum kush mund te shtroj pyetjen qe nqs kto qe ti parashtron me prova, cfar ben SPAKU? A eshte ky SPAKU qe po prisnin njerzit nga 30 vjet pluralizem? A nuk jan te gjith njelloj perfshir dhe kta qe jan sot ne pushtet. E shum e shum pikpyetje tjera. Mus sme intereson asgje pervec te berit vendit tim dhe pse ne Emigrim, sepse ai vend duhet te ishte bere po mos te kishte Hiena Anti Shqiptare o Mete per Vete ne krye. Gazetaria eshte me e denje per ju Z. Bollino. Si gjithmone Respekte maksimale per ju.

    Përgjigju
  • O Bolino?: 07/04/2020 20:39

    Me jashtqitje Berishe Jamarber do mbushesh faqet e shtypit.Boll se na vjen me vjell kur u permend emrat kesaj rrace muti

    Përgjigju
  • Shume mire ka vepruar ..: 07/04/2020 20:38

    Dhe cfare po ben Drejtesia me demek. ! Asnje gje..Veten i forkon B***** ketij Krimineli..asnje gje me teper .. Kaqe kohe ne Pushtet dhe akoma me Bla Bla Bla .Sa Jane Si ky me these...se mos eshte i pari ky..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin