Bombardimet ruse mbi Kiev, Ardit Toli nga Ukraina: Është e frikshme, presim vendimin e federatës

Bombardimet ruse mbi Kiev, Ardit Toli nga Ukraina: Është e frikshme, presim vendimin e federatës

Ardit Toli

Ardit Toli, futbollisti i Vorskla Poltava në Ukrainë ka treguar për Report Tv përjetimin e tij nga bombardimet ruse. Situatë të frikshme e quan 25 vjeçari, me Rusinë që ka shtuar sulmet me raketa mbi qytete ukrainase dhe kryesisht kryeqytetin Kiev. Ish-lojtari i Tiranës sezonin e shkuar, Toli së bashku me Seferin dhe Totre vendosën të bashkohen gjatë verës në kampionatin ukrainas, duke marrë përsipër edhe rrezikun në një moment të tillë.

Kampion me Tiranën, Toli tregon se ndodhen në një qytet pranë kufirit me Sllovakinë (Uzhhorod), aty ku situata është më e qetë. Në lidhje me një ftesë të mundshme nga kombëtarja shqiptare për miqësoren e 26 tetorit me Arabinë Saudite, mesfushori tregon se nuk ka asnjë njoftim nga klubi.

"Ne jemi në një qytet që jemi afër me kufirin në Sllovaki dhe Hungari. Jemi në një vend të sigurt. Me të gjitha këto që po ndodhin, normalisht ke pak frikë. Ne ndeshjet i luajmë në tre qytete, në Uzhhorod, Lviv edhe Kiev. Tani që ndodhën këto gjërat në Lviv edhe Kiev është e frikshme dhe do presin çfarë do vendosë federata e Ukrainës dhe si do shkojnë ndeshjet. Kam përshtypjen se të gjitha ndeshjet do bëhen te qyteti ku jemi ne tani sepse është i sigurt. Ftesa nga Kombëtarja? Akoma nuk di gjë, nuk e di a ka klubi ftesë. Nuk më ka njofuar klubi", tha Ardit Toli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës