Bombë me telekomandë makinës së drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër, do të shpërthente kur zyrtarja të futej në mjet

Bombë me telekomandë makinës së drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër, do të shpërthente kur zyrtarja të futej në mjet

1656436670_KUKA660x330.jpg

Lënda plasëse e vendosur në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kukës, ishte eksploziv me telekomandë, thonë burime për Report Tv, nga grupi i forcave xheniere. Dyshohet se lënda plasëse do të shpërthente gjatë kohës që drejtoresha mund të hipte në makinë.  Dyshohet se lënda shpërthyese ishte në sasinë 200 gramë.

Askush nuk e mori seriozisht atë që po ndodhte, pasi lënda plasëse ka qenë e mbështjellë me një letër moltoje, ngjyrë e bardhë dhe e kuqe. Sakaq mbetet mister qëllimi i vendosjes së eksplozivit.

Suida Kuka ka dhënë dëshminë dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, ndërsa nuk ka marrë kërcënime në lidhje me detyrën apo me jetën e saj personale.


Lajmi kryesor:

Bombë me telekomandë në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, bëhet shpërthim i komanduar! Autori me motor hodhi lëndën plasëse (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë