Bonusi i bebeve nga 1 janari 2019/ Batuta e Ramës për çiftet e reja: Shtyni fort përpara (VIDEO)

Nga 1 janari nis zbatimi i skemës së re të bonuesit të bebeve i cili me vendim qeverie është rritur disa herë në krahasim me vitet e mëparshme. Gjatë prezantimit të flotës së 32 ambulancave të reja për shërbimin e urgjencës (Lexo këtu), kryeministri Edi Rama kujtoi bonusin e bebeve duke nxitur çiftet e reja me një batutë që pas janarit të lindin fëmijë.

Krahas bursës për ekselentët do japim dhe bursën për ata që vijnë në jetë, bonusin e bebes. Kuptohet që ata që vijnë të parët do e kenë më të ulët, ata që vijnë të dytët do e kenë më shumë, ata që vijnë të tretët akoma më shumë, 400 të parët, 800 të dytët, 1200 të tretët dhe kur vijnë bashkë i marrin po bashkë njësoj. Binjakët marrin 800 të dy, të tretët marrin 1200 të tre. Kështu që duke iu uruar Gëzuar Vitin e Ri dhe duke iu uruar çifteve të reja që të shtyjnë fortë përpara, ju uroj të gjithëve shumë sukses në Urgjencën Kombëtare. 

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale