Bora, ministrat në qarqet e
izoluara, mobilizohet ushtria

Bora, ministrat në qarqet e<br />izoluara, mobilizohet ushtria
TIRANE- Situata e rënduar nga reshjet e borës sidomos në veri, verilindje të vendit, detyron forcat e ushtrisë të mobilizohen për përballimin e situatës. Forcat e ushtrisë janë nisur drejt veriut për të punuar për hapjen e akseve të cilat janë të bllokuara prej ditësh. Ndërkohë që në qarkun e Shkodrës, në Peshkopi e Kukës, Librazhd janë mbledhur sot paradite shtabet e emergjencave. Në Librazhd ishte ministri i Mbrojtjes Arben Imami.  

BOREPASTRUESE NGA FIERI DREJT KUKESIT
Në Kukës ka zbritur sot në mesditë vetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, dhe zv ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu.
Në takimin me Shtabin e Emergjencave Civile në Kukës zv ministri Ekrem Spahiu tha se qeveria do të mbështesë Shtabin e emegjencave civile me të gjitha mjetet e ushtrisë për për të përballuar situatën.
“Si anëtar i komitetit ndërministror kemi të gjitha mundësitë qoftë me mjete motorike qoftë dhe në njerëz që tu vijnë në ndihmë banorëve”- tha Spahiu.
Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se “kemi mobiziluar mjetet borëpasturuese nga Fieri për ti sjell në Kukës për të hapur rrrugët. Gjithashtu do të vihen në dispozicion dhe një autoambulancë e tonazhit të lartë e përshtatshme këto situata.
Ministri i Shëndetësisë e quajti situatën “të jashtëzakonshme”. Sekretarja e prefekturës shprehu shqetësimin se të gjitha rrugët janë të bllokuara përvec autostradës e cila po mbahet e hapur me tepër vështirësi. U kërkohet informacion i detajuar krerëve të komunave për banorët e izoluar.
ELEZI: SITUATA JO E JASHTEZAKONSHME, POR DIMER I ZAKONSHEM
Nga ana e tij Kryetari i qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi kërkoi më shumë fonde financiare për tu vënë në dispozicion nga qeveria për të zhbllokuar rrugët. Dje është lëvruar një fond prej 3 milionë lekëve të vjetra për zhbllokimin e rrugëve rurale, por të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe borëpastrueset nuk janë të përshtatshme për të përballuar këtë situatë. “Kërkojmë sërish fonde”- tha Elezi. Sipas tij “është e kotë shpërndarje ndihmave ushqimore pasi, shpërndarja është shumë e vështirë për shkak se të gjitha rrugët që të cojnë drejt komunave janë të bllokuara. Shtabi i emergjencave të Kukësit nuk e “shpalli situatë të jashtëzakonshme por e lidhur me një situatë të natyrshme dimërore”.
ELEZI:MEDIA PO PËRHAP PANIK
Kryetari i qarkut Elezi akuzoi mediat se po përhapin panik tek opinioni publik. “Nuk ka nevojë për ndihma ushqimore te banorët e izoluar pasi i kanë marrë masat”- citohet të ketë thënë Elezi në mbledhjen e shtabit të emergjencave.

DEPUTETI PD: BANORET I KANE MARRE MASAT
Deputeti i zonës PD Famur Noka theksoi se kjo është situatë e natyrshme dhe të gjithë banorët e izoluar i kanë marrë masat për të përballuar dimrin. “Ai kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të jetë në gadishmëri të plotë për të përballuar emergjencat shëndetore.

DREJT PUKES FORCAT E USHTRISE NGA SHKODRA
Në qarkun e Shkodërs të pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencave ishte Prefektja e qarkut, Voltana Ademi, deputetë të PD-së, Astrit Bushati, Arenca Trashani dhe Ramiz Cobaj, si dhe kryetarë të komunave.
Shtabi i emergjencave vlerësoi se në Pukë situate është më e rëndë. Janë të bllokuara të gjitha rrugët e këtij rrethi, qoftë në qytet dhe akset rurale. Të gjitha forcat e ushtrisë të Shkodrës kanë shkuar në Pukë për të hapur rrugën. Aksi Shkodër- Pukë i kalueshëm por me shumë vështirësi. Problematike dhe situate në Dukagjin ku janë të izoluar 11 fshatra. Të gjithë rrugët e bllokuar, edhe aksi Shkodër- Dukagjin.
Shumë problem mbetet fshat Vermosh, në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe
Në disa zona bora arrin në tre metër. Jaën ndaluar fluturimet e helikopterëve për shkak të stuhisë së borës.

FORCA USHTRIE DHE DREJ DIBRES
Në Peshkopi Në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Peshkopi ishin të pranishëm. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe deputetë të partisë demokratike. Nga ana e tij Tafaj tha se situate është nën kontroll. Në qarkun e Dibrës të gjitha komunat janë të izoluara dhe disa mjete ushtrie janë nisur drejt qarkut të Dibrës për ti ardhur ndihmë për të hapur rrugën.Një grua nga fshati Dushaj e komunës Fushë Bulqizë, ka bërë 4 orë rrugë në këmbë për të dalë në rrugën kryesore dhe për tu dërguar më pas në spitalin e Bulqizës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë