TIRANE-Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Pak ditë pas parullës "Borchardt shame on you" (Borchardt turp për ju) poshtë pallatit ku banon diplomati, që dënoi ashpër dhunën në protestën e datës 11 maj të opozitës, policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje bashkë me familjen e tij.  

Report Tv sjell pamjet, teksa duken efektivët e policisë, që janë stacionuar 24 orë poshtë hyrjes së pallatit. Jo vetëm policia e shtetit, por edhe ajo private monitoron me kamera të gjithë hyrjet dhe daljet në pallatin ku banon ambasadori.

Efektivi i policisë në derën e pallatit ku banon ambasadori OSBE-së 

Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar dy vajza të cilat u morën në pyetje (njëra ish- kandidate e LSI-së për deputete) në lidhje me parullën që u shkrua kundër ambasadorit  dhe më pas u liruan (lexo ketu). Petrit Vasili i doli në mbrojtje duke thënë se vajza ka të drejtën dhe është e lirë të shpreh mendimin e saj.

Ambasadat e SHBA-së, BE, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje, pasi Bernd Borchardt dënoi ashpër dhunën në protestën e opozitës.

osbe boschardt (2).jpg" style="height:545px; width:780px" />

Parulla "Borchardt turp për ju" poshtë pallatit ku banon diplomati

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt