Plot 30 ditë më parë, në kulmin e irritimit publik me skandalin në BSH, Këshilli Mbikqyrës i dha një votëbesim të fortë Fullanit, duke i quajtur veprimet e tij “në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës ”. I njëjti Këshill, para 10 ditesh, e shkarkoi guvernatorin Fullani në një mbledhje që u thirr me urgjencë pas arrestimit të tij. Këshilli konstatoi këtë herë se Fullani kishte “shkelur rëndë etikën në punë dhe kishte dëmtuar rëndë interesat e BSH” (neni 47/2, germa “c”, ligjit 8269 për BSH). Guvernatori, i gjendur pas hekurave deri dje, duhet të ketë patur parasysh edhe këtë rrethanë teksa mund të ketë shfryrë fjalët “me prenë në besë ” Fakti është se, nga 18 nene gjithsej që ka kreu VI “Organizimi dhe Drejtimi i BSH”, plot 16 prej tyre normojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës.
NENI 42 vulos supremacinë e Këshillit mbi Guvernatorin kur shprehet se “Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave,i administrimit dhe i operacioneve të Bankës se Shqipërisë”. Është e njohur tashmë se 713 milionët janë vjedhur gjatë operacioneve të BSH si gjatë administrimit të parave të reja, ashtu edhe gjatë likujdimit të parave të vjetra që nxirren nga qarkullimi. Këtë fakt e përforcon edhe zbutja e masës së arrestit ndaj Guvernatorit, por edhe një pyetja retorike e bërë dje në sallën e gjyqit në Apel nga ish-kryeinspektorja, Elivar Golemi. “ Ju lutëm më thoni cili është roli i Këshillit Mbikqyrës”. Në këtë kontekst ligjor, përpara se përgjegjësia të kërkohej tek Fullani, ajo duhej kërkuar tek Këshilli Mbikqyrës.
Nëse Fullani “ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e BSH”, po njësoj atë e ka shkelur edhe Këshilli, të paktën në optikën e ligjit 8269. A nuk shkeli rëndë etikën Këshilli duke votuar njëherë pro Fullanit e ca ditë më pas, kundër tij?! Edhe interesat e BSH janë cënuar thellë duke e ditur tashmë se çfarë Bordi e mbikqyr atë. E përse u dashka besuar, fjala vjen Dhori Kule, kur doli e tha para nja 30 ditesh se depozitat eshqiptarëve ishin rritur (kupto: kur ata mësuan se BSH ishte vjedhur!?) Përveç llogjikës së mefshtë, është e qartë se “bordistë” të tillë s’e kanë për gjë të lëpijë atë që kanë pështyrë. Me Fullanin nuk e patën problem ta bënin. Nësër mund të na tregojnë se kursimet janë ulur.dhe kjo, le të themi ka të bëjë me “Fullanin”.
Nëse për guvernatorin ka madje një hije paqartësie nëse përbëjnë apo jo shkelje ligji akuzat për të cilat edhe u arrestua, për anëtarin e Këshillit, Dhori Kule ka shkelje vetë-evidente; ai ka ushtruar aktivitet politik paralelisht me ushtrimi e funksioneve në Këshilli Mbikqyrës të BSH, në kundërshtim agrant me përcaktimet e nenit 47 pika 1, germa “c”. Nuk ka patur nga ana e tij përpjekje për ta mohuar këtë fakt, teksa media e reklamoi si problem. Këshilli i Ministrave, si rregull duhet ta kishte pezulluar dhe mendej Kuvendi ta kishte shkarkuar, siç parashikon për këtë rast neni 74/1 germa “c”. Por, Këshilli i Ministrave “preferoi” të mos vepronte! Kjo nuk ndodhi as nga Këshilli Mbikqyrës, i cili, referuar po nenit 74, veçse tashmë jo pikës 1, por pikës 2 të tij, duhet të vendoste edhe shkarkimin e Dhori Kules, njësoj sikurse për Fullanin. A nuk ka shkelur rëndë etikën e punës Kule duke u marrë me aktivitet politik? Nëse dikush shkel deri vetë ligjin, ka shkelur dhe ka bërë copën etikën automatikisht.
E megjithatë Këshilli Mbikqyrës nuk veproi ndaj anëtarit, por ndaj kryetarit (Fullani ishte njëkohësiht edhe kryetar i KM)! Në fakt, kush ka menduar se standardet e këtij Këshilli janë të larta, ndoshta mund ta ri-konsiderojnë. Standarte të larta në një punë part time? E diskutueshme! Është e provuar se, për të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, BSH vjen në çdo rast e dyta në angazhimet e tyre profesionale. Dhori Kule, sërish të lë pa frymë edhe në këtë rast: BSH është një ndër bordet e shumta ku ai bën “mbikqyrësin”. Madje, po të klikosh “Dhori Kule” në internet, Wikipedia nxjerr një faqe për të, ku ai as që e a shon fare vetën si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH. Ja cfarë shkuhet atje: “Prof.Dr Dhori Kule është anëtar i disa bordeve te rëndësishme, ku vlen të përmendet pozicioni si Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptarë, Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit etj.
Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli.” (http://sq.wikipedia.org/wiki/Dhori_Kule ) Fenomeni i këtij “bordisti” është një ironi e hidhur me përcaktimet e nenit 57/3 të ligjit për BSH, sipas të cilit “Asnjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, drejtues ose personel i BSH nuk duhet të pranojë ndonjë dhuratë a kredi për veten e tij ose në emër të çdo personi me të cilin ai ka lidhje familjare, veprimtari tregtare a nanciare, në qoftë se pranimi në këtë rast mund të rezultojë me uljen e përkushtimit të nevojshëm ndaj detyrave të tij në Bankën e Shqipërisë”. Së pari, ka pak gjasa që kreditë me interes 0.5 përqind “të ulin” përkushtimin ndaj Bankës (por kjo është një histori tjetër).
Ajo që ka gjasa të ulë përkushtimin ndaj BSH është të punosh njëkohësiht edhe për 7 apo më shumë borde. Madje, kur je në kaq shumë borde, është e sigurtë që përkushtimi ulet ndaj secilit prej tyre. Një fakt të tillë nuk pse ta supozojmë, mjafton t’i hedhim një sy raporteve të KLSH. Nën “mbikqyrjen” e Kules, si anëtar apo nën-kryetar i bordit të SHA Porti Detar Durrës, buxhetit të shtetit i humbën nga viti 2010 deri në 2013 rreth 18 milion dollarë (Raporti ka dalë në Maj 2014, dhe shuma kumulative është përllogaritur nga media). Për ta ilustruar më mirë këtë dëm, ato 300 kg ori që iu vodhën BSH herën e parafundit në Krrabë, vlenin rreth 18 milion dollarë zyrtarisht. Guvernatori Fullani u plas pas hekurave se BSH iu vjedhën 7 milion dollarë herën e fundit!
Në vitit 2012, KLSH kapi sërish shkelje; këtë herë, ai shfaqet në raport në pozicionin e Rektorit të UT (këtu ai punon full time). Sipas KLSH, Rektorati kishte harxhuar 50 mijë USD për të blerë një benc të përdorur per Rektorin, kur me 30 mijë USD, do mund të ishte marrë fringo i ri një “E 320 CDI EVO Avantgardë”. Në fakt, ai qe i jep leksione të tjerëve si të bëjnë ekonomi, vajti e bleu një benz të përdorur me çmim dy- sh me të lartë se sa po ta blinte të ri. Se si iu besua këtij “ekonomisti” mbikqyrja e Bankës së Shqipërisë, mbetet ta thotë vetë Kuvendi! Por një gje mund të thuhet këtu: nëse Fullani, për KM kishte shkelur pikën 2 të nenit 74 (germa “c”), duket se Kule i ka shkelur të dyja. E megjithatë, Këshilli i Ministrave, Këshilli Mbikqyrës, apo dhe Prokuroria nuk e kanë parë këtë. Me siguri ndonjë lëpirje e rradhës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com