Bordi i Bankës i vendosin vetes
super rroga dhe kredi me 0.5 %

Bordi i Bankës i vendosin vetes<br />super rroga dhe kredi me 0.5 %
TIRANE - Heshtja e shumicës dërmuese të anëtarëve të “kupolës” drejtuese të Bankës qendrore, të përfshirë në skandalin e mega-vjedhjes së 7 milionë dollarëve, është e shpjegueshme, po të shohësh privilegjet financiare unikale që gëzojnë ata.

Paga e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është dy herë e gjysmë më e lartë se ajo e deputetëve të Kuvendit, që i emrëojnë ata ligjërisht. Duke qenë se Këshilli i vendos vetë pagat e anëtarëve të tij dhe të guvernatorit, gjë që e ka bërë me një raport krejtësisht të papërligjur ndaj pagave të “kupolës” tjetër të zyrtarëve të shtetit, ata i kanë dhënë vetes privilegjin e një pagese prej 400 mijë lekësh të reja në muaj.

Guvernatori Fullani e ka 900.000 lekë të reja.

Por, përveç kësaj, anëtarët e bordit të Bankës së Shqipërisë kanë edhe privilegje të tjera, të cilat ua njeh ligji për Bankën e Shqipërisë. Sipas burimeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë vitit të shkuar anëtarët e këshillit dhe drejtues të bankës kanë përfituar 1 milionë euro kredi me interes 0.5 përqind për 30 vjet, interes ky që është, madje, më i ulët edhe se norma e inflacionit në vend. Ndërkohë, norma  mesatare e kredive bankare për individët fillon nga 15 për qind.

Po kështu, rezulton se gjatë 2013-ës, 5 milionë lekë janë shpenzimet e paguara nga fondet e BSH si shpenzime telefoni për anëtarët e bordit.

Këto shpenzime janë të njohura me Ligjin për Bankën e Shqipërisë, ku neni 45 thotë se Këshilli Mbikëqyrës vendos për shpërblimin e anëtarëve, duke përfshirë këtu pagën, shpërblimet suplementare madje dhe “kompensime monetare për kalimin e kohës së lirë si dhe masën e kredive për banesë”.

Pavarësisht nga rekomandimet e KLSH të vitit të kaluar për ndryshim të legjislacionit në këtë pikë, as mazhoranca e kaluar dhe as ajo aktualja nuk kanë marrë deri tani asnjë masë për të kufizuar privilegjet unike të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.

KLSH
Absurdi I mega-pagave të Bordit të BSH është konstuar edhe në raportin e korrikut të vitit 2013 të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bankën e Shqipërisë, ku theksohet se edhe nivelet e dietave ditore jashtë vendit për Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pothuaj sa dyfishi I atij të Kryeministrit ose 60 euro më tepër se dieta e Presidentit të Republikës. Vetëm dieta e Drejtorëve të Departamenteve krahasohen me dietën e Presidentit.

Sa u përket pagave, KLSH shprehet se Banka e Shqipërisë është e pavarur për të përcaktuar nivelin e pagave dhe të shpërblimeve të Guvernatorit, Zv. Guvernatorëve dhe personelit të Bankës. Megjithatë, është konstatuar një mosrespektim I sensibilitetit të shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion, kjo“referuar niveleve shumë të larta të pagesave për nivelet drejtuese, si page dhe shpërblime të ndryshme, por dhe të trajtimeve për udhëtime e dieta,krahasuar me nivelin e pages të punonjësve të institucioneve kushtetuese”.

Përsa më sipër, është rekomanduar që “të përcaktohet një kornizë e kujdesshme rregullatore në lidhje me nivelin e pages së Guvernatorit,e cila duhet të ndjekë trendin e pagave të tregut bankar, por gjithmonë duhet të jetë në raporte të pranueshme krahasuar me pagën e Presidentit të Republikës, bazuar kjo në përvojat dhe praktika t më të mira të vendeve të ngjashme, por pa harruar përshtatshmërinë me realitetin shqiptar. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kenë paga më të ulta se ministrat”, rekomandon KLSH.


pagat e anetareve te bordit te bsh

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm