Bordi publikon çmimet e reja, rritet me 4 lekë sheqeri, nga 114 lekë do shitet 118 lekë! Ulet mielli me 7 lekë

Bordi publikon çmimet e reja, rritet me 4 lekë sheqeri, nga 114 lekë do shitet 118 lekë! Ulet mielli me 7 lekë

Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për produktet e shportës, atë të sheqerit dhe atë të miellit. Sipas vendimit të Bordit, çmimi i sheqerit është rritur me 4 lekë, ndërsa çmimi i miellit është ulur me 7 lekë.

Konkretisht, çmimi tavan i shitjes me pakicë të sheqerit do të jetë 118 lekë/kg, nga 114 lekë që ishte më parë. Ndërsa, çmimi tavan për shitjen e miellit do të jetë 83 lekë/kg nga 90 lekë/kg që tregtohej.

Bordi nuk ka publikuar çmimin për orizin, çka do të thotë se do të vijojë të shitet me 101 lekë/kg, aq sa është tregtuar që nga vendimi i fundit për këtë produkt më 10 qershor.

Sa i përket çmimit të vajit, Bordi që prej muajit qershor ka hequr çmimin tavan. Ky vendim është marrë sepse disa kompani e blinin vajin më lirë dhe e shisnin atë më shtrenjtë, për shkak të çmimit tavan të caktuar nga bordi. Sakaq, kompani të tjera e blinin vajin më shtrenjtë, por e shisnin sipas çmimit tavan, pasi ishin të detyruar të respektonin vendimin e bordit dhe kështu prishej barazia në treg.

Bordi ka caktuar se për vajin marzhi i fitimit do të jetë 41 lekë/litër, që do të thotë nëse një kompani e zhdoganon vajin me 250 lekë, ka të drejte ta shesë me 291 lekë/litri. Çmimet e reja futen në fuqi që këtë të shtunë dhe do të jenë të vlefshme deri në vendimin e radhës së Bordit të Transparencës.

Vendimi i Bordit

1.Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.
2.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:
a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
3. Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:
i.Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe
ii.Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.
b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
4.Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.
5. Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.
6. Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.09.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

                             Ishte                           Bëhet
Sheqeri               114 lekë/kg                  118 lekë/kg
Mielli                    90 lekë/kg                    83  lekë/kg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë