Borsh/ Turisti ukrainas kishte shkuar larg duke notuar, shpëtohet nga policia

Policia ka shpëtuar një turistë ukrainas ditën e sotme në Borsh, pasi kishte shkuar larg duke notuar.

Policia i erdhi në ndihmë turistit, duke e nxjerr në breg në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi i Policisë:

Borsh/ Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.

Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, dhe ftojnë të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?