Borxhet me Ylvi Beqjan, gjykata:
Prokuroria të hetojë Sinan Topin

Borxhet me Ylvi Beqjan, gjykata:<br />Prokuroria të hetojë Sinan Topin<br>
Në një kohë kur Sinan Topi, një nga dëshmitarët në procesin gjyqëosr kundër të pandehurit Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurve të tjerë ka dëshmuar në gjykatë rreth marrëdhënieve që ai ka pasur me biznezmenin Ylvi Beqja, gjykata e Apelit Tiranë, ka urdhëruar prokurorinë që të hetojë kallëzimin që Beqja ka depozituar kundër Sinan Topit.

Ky kallëzim i Beqjat për akuzën e “Mashtrimit” u mbyll nga prokuroria e Tiranës në 23 qershor 2016, e cila e ka trajtuar rastin se nuk ka vepër penale dhe se çështja duhet të zgjidhej civilisht. Por biznesmeni Beqja, që tashmë është dhe dëshmitari i Drejtësisë, ka vendosur të kundërshtojë në gjykatë vendimin për pushimin e procedimit penal.

Nisur nga kjo situatë, në gjykatën e Shkallës së parë Beqja ka humbur betejën me prokurorinë, por në shtator të 2017 treshja e gjyqtarëve të Apelit Tiranë Fatmira Hajdari, Edlira Petri dhe Shkëlqim Mustafa, ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës që të tërheqë dosjen mbrapsht dhe të kryejë veprime hetimore shtesë ndaj të kallëzuarit Sinan Topi.

Sipas kallëzimit që Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori Sinan Topi nëpërmjet veprimeve të tij dhe me anë të mashtrimit kërkon t'i marrë Beqjat një shumë financiare prej 180 mijë euro. Vetë Beqja në kallëzim thotë se pranon se i ka borxh shtetasit Sinan Topi, shumën prej 37 mijë e 500 euro dhe jo shumën që pretendon Sinan Topi. Më këtë të fundit Beqja thotë se ka pasur shoqëri dhe se disa vite më parë ka pasur marrëdhënie tregtare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente