Borxhi, Athina zyrtare nis lobimin 
Ministri Varoufakis takon Draghin

Borxhi, Athina zyrtare nis lobimin <br />Ministri Varoufakis takon Draghin
Pas Parisit, Londrës dhe Romës, sot ministri Grek i ekonomisë, Yanis Varoufakis, është takuar në Frankfurt me presidentin e Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi.

Nga ana tjetër kryeministri Grek Aleksis Tsipras ndodhet në Bruksel në një takim me presidentin e komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, nga i cili u prit me një përqafim të ngrohtë. Më vonë kryeministri Tsipras do të takojë presidentin e Këshillit të BE-së Donald Tusk.

Objektivi i këtij turi të kabinetit qeveritar greke në Europë është për të gjetur një mënyrë për rinegocimit të borxhit prej 240 miliardë dollarë për daljen nga kriza të vendit. Në qendër të vëmendjes është më tepër Varoufakis, i cili synon ta mbajë Greqinë ‘mbi ujë’ dhe propozon një shkëmbim për të lehtësuar peshën e borxhit të Athinës, që të lidhë pagesën e interesit të borxhit me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. 

Ky plan duhet të kalojë përmes rolit të Bankës Qëndrore Europiane, e cila duhet t’i japë Greqisë mundësinë për të dhënë bono afat shkurtra për të pasur mjaftueshëm qarkullim të parave.

Në këtë mënyrë synohet që të mos zgjerohet investimi ndërkombëtar i Troikës, por deri në pranverë, të arrihet në një marrëveshje të re me kreditorët. Në këtë pikë është roli teknik e politik i Mario Draghi ai që pritet të luajë një rol kyç në marrëveshjet e reja mes partnerëve Evropianë dhe Athinës, në shkëmbim të zotimit për reformave të reja.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë