Botërori 2018 sjell picën autentike ‘Var-gherita’, gjermanëve u ngeci në ‘fyt’

Botërori 2018 sjell picën autentike ‘Var-gherita’, gjermanëve u ngeci në ‘fyt’

Pica Var-gherita

Një risi e botërorit 2018 në Rusia është dhe pica Var-gherita që i dedikohet pikërisht aplikimit të sistemit Var në këtë kupë bote. Një shef kuzhine rus ka vendosur të krijojë picën e re të quajtur Var-gherita. Pica e veçantë ka formën e fushës së lojës dhe sipër ka të shkruar fjalën VAR.

Pica është servirur në një restorant të qytetit të Kazanit dhe sipas kuzhinierit rus ka në përbërje perime, ‘aÇuge’ dhe speca të kuq . Madje edhe përgatitja e picës është e ngadaltë ashtu siç janë dhe vendimet e VAR-it por shija e saj është tërësisht autentike. Ndërkohë mesa duket deri tani vetëm gjermanët nuk kanë arritur dot ta përtypin picën Var-gherita…

Pica Var-gherita

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak