Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Faza kualifikuese është ende duke u zhvilluar në Evropë, teksa pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen nëpërmjet turneut play-off në mars 2026, aty ku do garojnë edhe Shqipëria me Kosovën.
Deri tani janë kualifikuar zyrtarisht 34 shtete (nga 48) dhe disa e kanë siguruar play-off për të kërkuar një biletë drejt finalave.
Shqipëria dhe Kosova do jenë së bashku në vazon e tretë play-off, duke shmangur një përballje mes tyre. Më 20 nëntor në orën 13:00 në selinë e UEFA-s do hidhet edhe shorti për çiftet play-off. Ndërkohë që nesër FIFA do bëjë edhe përditësimin e ri të renditjes së kombëtareve në bazë të rezultateve të fundit, nga të cilat do mësohet edhe ndarja zyrtare e vazove play-off.
34 skuadrat e kualifikuara direkt dhe ato të play-off:
Vendet mikpritëse: SHBA, Kanada, Meksikë
Skuadrat nga Europa: Kroaci, Angli, Francë, Norvegji, Portugali, Holandë, Gjermani
Të konfirmuara në play-off: Shqipëri, Kosovë, Çeki, Irlandë, Itali, Irlandë e Veriut, Poloni, Rumani, Sllovaki, Suedi, Ukrainë
Skuadrat nga Amerika e Jugut: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Paraguai, Uruguai
Në play-off: Bolivia
Skuadrat nga Afrika: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegal
Në play-off: Republika Demokratike e Kongos
Skuadrat nga Azia: Australia, Japonia, Jordania, Irani, Korea e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite
Skuadrat nga Oqeania: Zelanda e Re
Në play-off: Kaledonia e Re
Ndarja e vazove play-off për momentin:
Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë
Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells
Vazo 3: Irlandë, Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë
Vazo 4: Maqedoni e Veriut, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut
Shënim: Skuadrat e Vazos 1 do përballen me ato të Vazos 4 dhe ato të Vazos 2 me ato të Vazos 3. Në ndeshjet e para gjysmëfinale play-off, skuadrat e Vazos 1 dhe Vazos 2, që janë të renditura më sipër në renditjen e FIFA-s, do i luajnë ndeshjet në shtëpi.
Komente





