Faza më e nxehtë e Botërorit ka mbërritur dhe nuk lejohet më asnjë gabim. Kjo merr më shumë peshë kur përballë ke Japoninë, që periudhën e fundit ka demostruar një futboll të cilësisë së lartë. Për këto arsye Barazili duhet ti bëjë mirë llogaritë në sfidën e 1/16-ve që do të luajë sonte në orën 19:00 kundër aziatikëve.
Para ndeshjes trajneri i ‘seleçaos’ Ancelotti është pyetur për nivelin e lartë taktik të Japonisë, por ai është përgjigjur se nuk do të bie në këtë grackë dhe do ti kërkojë Brazilit të bëjë lojën më të mirë të mundshme. Ancelotti ka konfirmuar gjithashtu se Neymar është përmirësuar shumë në ditët e fundit, por saktësoi se nuk do të jetë titullar. Ai do të aktivizohet në bazë të situatave që do të sjellë ndeshja.
Brazili vjen si vendi i parë në grupin C, teksa barazoi kundër Marokut dhe fitoi ndaj Haitit e Skocisë. Në bazë edhe të elemtëve përbërës kosniderohet favorit për të kaluar në 1/8-t, por Japonia nuk njeh humbje që prej shtatorit. Në 10 ndeshjet e fundit bie në sy fitorja kundër Anglisë në Ëembley, por edhe në miqësoren kundër Brazilit në Tokio.
Kjo ka rritur shumë vetbesimin e aziatikëve. Madje para duelit sulmuesi 21-vjeçar Kento Shiogai, pjesë e Wolsburg-ut, është shprehur se ‘Brazili nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm’. Ai nuk e sheh favorit të dukshëm dhe thekson se përbërja e Brazilit nuk frikëson.
Fituesi i këtij dueli në 1/8-t e Botërorit do të përballet me fituesin e çiftit Bregu i Fildishtë-Norvegji.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
.jpeg)
Kur Brazili dhe Japonia të zbresin sonte në fushë për Kupën e Botës 2026, për miliona tifozë kjo nuk do të jetë thjesht një përballje futbolli. Do të jetë rikthimi i një historie që ka shoqëruar fëmijërinë e brezave të tërë: “Oli dhe Benxhi”.
Anime legjendare japoneze, e njohur në mbarë botën si Captain Tsubasa, u ndërtua pikërisht mbi ëndrrën e Japonisë për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Dhe në atë rrugëtim, pengesa më e madhe ishte gjithmonë Brazili, vendi i futbollit spektakolar, i kampionëve të mëdhenj dhe i idhullit të protagonistit, Roberto Hongo. Në vitin 1981 kur u realizua kjo amine Japonia nuk kishte futboll profesionist, ndërsa më pas seriali u bë frymëzim për të ndryshuar këtë sport në vendin aziatik.
Në histori, Tsubasa rritet me ëndrrën për të luajtur në Brazil, për t’u përballur me futbollistët më të mirë të botës dhe për ta bërë Japoninë një superfuqi të futbollit. Pikërisht për këtë arsye, sa herë që Brazili dhe Japonia ndeshen në realitet, tifozët rikthejnë menjëherë në kujtesë episodet e “Oli dhe Benxhi”.
Rrjetet sociale janë mbushur edhe këtë herë me krahasime mes animes dhe Botërorit, me shumë tifozë që e cilësojnë sfidën e sotme si “ndeshja që e kemi parë që fëmijë”. Edhe pse është vetëm një rastësi artistike, është e pamundur të mos mendosh se krijuesi Yoichi Takahashi kishte imagjinuar dekada më parë pikërisht një duel si ky.
Sonte do të flasë fusha, por për ata që janë rritur me “Oli dhe Benxhi”, Brazili kundër Japonisë do të jetë shumë më tepër se 90 minuta futboll. Do të jetë përplasja mes ëndrrës dhe realitetit. Sa për të theksuar, në serialin në fjalë Japonia fiton ndaj Brazilit me rezultatin 3-2.
Komente





