Grupi i fundit që zbret në fushë për të mbyllur këtë fazë në Botëror është J-ja. Argjentina që ka siguruar vendin e parë do të përballet në orën 04:00 të mëngjesit kundër Jordanisë, teksa trajneri Scaloni ka konfirmuar se Messi do ta nisë nga stoli. Dueli tjetër, po në të njëjtën orë, është Austri-Algjeri. Të dy kombëtaret kanë nga 3 pikë, por evropianët mbajnë vendin e dytë falë golavarazhit që do të thotë se sonte mjaftohen edhe me 1 barazim.
Interesant është fakti te Argjentina se Messi do të jetë në stol në një ndeshje ku pritej të luante për shkak se garon për golashënues. Numri 10 i latinëve aktualisht mban vendin e parë me 5 gola të realizuar ndërsa pas tij janë Mbappe, Dembele, Halaand dhe Vinicius Junior.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







