Në mitologjinë e lashtë greke, zotat sundonin Olimpin. Në futboll, Lionel Messi sundon Botërorin.

Me dy golat në fitoren 2-0 ndaj Austrisë, argjentinasi u ngjit në majën absolute të historisë së Kupës së Botës, duke arritur në 18 gola dhe duke lënë pas Miroslav Klosen me 16. Një rekord tjetër që bie para këmbëve të njeriut që prej dy dekadash po sfidon logjikën e sportit.

Në teksas adrenaline nisi që në minutën e 8 kur Lautaro Martinez fitoi një penallti. Nga 11 metrat Messi humbi shansin e artë të bëhej golashënuesi më i mirë i historikut të Botërorëve. Megjithatë ky rekord ishte i destinuar të thyhej nga 38-vjeçari, pasi në minutën e 38 zhbllokoi shifrat pas astit të Medinës.

Në pjesën e dytë Argjentina u përpoq më shumë të administronte lojën, ndërsa goli që vulosi sfidën erdhi në minutën e 95. Pas një këmbëngulje të gjatë në zonë Lionel Messi shënoi golin e dytë personal dhe të sfidës, duke vulosur në të njëjtën kohë edhe shifrat përfundimtare.

Tashmë ai është dy gola më shumë se Miroslav Klose, i cili mbante rekordin e goalshënuesve para se të niste ky Botëror. Për t’u theksuar se të 5 golat e Argjentinës në dy ndeshje në këtë Botëror janë shënuar nga Lionel Messi. Në vijim ai mund të thyejë edhe rekordin e asistimeve, pasi aktualisht është në kuotë të barabartë pikësh me Maradonën, 8-të.

Sa i takon Argjentinës me këtë fitore u ngjit në kuotën e 6 pikëve pas 2 ndeshjeve në grup, pasi fillimisht mposhti 3-0 Algjerinë. Sfida tjetër e këtij grupi mes Algjerisë dhe Jordanisë do të luhet në orën 05:00 të mëngjesit. Në rast se mbyllet barazim apo fiton Algjeria Argjentina kualifikohet matematikisht si vendi i parë në grup.

Rezultati Argjentinë 2-0 Austri

Zhvillimet më të rëndësishme

95'- Messi shënon dhe vulos ndeshjen. 2-0 për Argjentinën 

38'- Messi kalon në avantazh Argjentinën! Është gol historik pasi bëhet golashënuesi më i mirë i historisë së Botërorëve me 17 gola. Pas tij Klose me 16.

9'- Messi gabon penalltinë e fituar nga Lautaro Martinez, humbet shansin e golit historik

1'-Ka nisur në Teksas ndeshja e shumë pritur e grupit J mes Argjentinës dhe Austrisë

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.